Për nder të mbretëreshës Sirikit, janë lëshuar në det rreth 800 breshka

Në Tajlandë, ditëlindja e mbretëreshës u shënua me një ceremoni mjaft interesante dhe të pazakontë.

Për hir të mbretëreshës Sirikit, e cila mbushi 78 vjeç, u lëshuan në det 779 breshka të gjelbra. Shumica e breshkave ishin rreth 6 muajshe, ndërsa 7 prej tyre të moshës nga 6 deri në 16 vjeçe.

Rreth 300 zyrtarë dhe studentë çdo vit ndjekin me vëmendje lindjen dhe zhvillimin e breshkave në qendrën për konservim. Çdo vit rreth 10 mijë breshka nga kjo qendër, lëshohen në gjirin e Tajlandës.

Në këtë mënyrë, konsumimi i mishit të breshkave dhe guaskës së tyre për dekorime zvogëlohet gjithnjë e më shumë, edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon gjuajtjen e breshkave të detit. Tani breshkat kanë më tepër shanse për të mbijetuar”, tha Kwanmoung Karestre, udhëheqës i qendrës për konservim.

Sipas statistikave të Qendrës për Konservim, në dekadat e fundit kufiri i mbijetesës së breshkave të lëshuara në gji, është rritur. Qendra e cila është formuar 12 vjet më parë kujdeset dhe mbron rreth 25 mijë breshka të gjelbra dhe vezët e tyre.

Breshkat e detit janë të cilësuar si speciet më të rrezikuara në unionin ndërkombëtar për konservim të natyrës dhe listën e kuqe të burimeve natyrore.

Leave a Comment

%d bloggers like this: