PEQIN- Një aksident i rëndë, i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, i ka marrë jetën punonjësit të policisë së Peqinit, Qerim Vrapi 50-vjec, pas përplasjes së mjetit tip BMW me targa të huaja me një furgon mallrash.

Efektivi i policisë ishte pasagjer në makinën tip BMW, ndërsa drejtues i saj ishte Avni Baja, ky efektiv i policisë kufitare. Baja së bashku me drejtuesin e furgonit, me targa të Tiranës 69 40 F kanë marrë plagë të lehta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dy të plagosurit Leonard Gjoka dhe Avni Baja janë transportuar mënjëherë drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas plagëve të rënda.

Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet.
(m.a/BalkanWeb)

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net