Peqin, analiza 70 të burgosurve për SIDA

Peqin – Një ekip mjekësh kanë zhvilluar analiza në burgun e Peqinit për rreth 70 të burgosur.
Analizat bëhen kundër Sida-s, turbekulozit dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Të burgosurit kanë pranuar vullnetarisht të japin kampionet e gjakut për t’iu nënshtruar analizave. “Hetimi” i mjekëve nisi pasi pak ditë më parë, një i burgosur gjeti vdekjen pasi ishte i prekur nga Sida.

Analiza të tilla do të zhvillohen në pesë burgjet në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me “Stop-Aids”, ka përfunduar fazën e parë dhe të dytë të projektit “Për parandalimin e HIV AIDS/IST”.

Pas analizave të bëra për 70 të burgosurve në burgun e Peqinit, ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i prekur nga sëmundje të rënda.

Leave a Comment

%d bloggers like this: