Çdo shtetas shqiptarë që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe që ka një arsim të paktën 8 ose 9 vjeçar gëzon të drejtën e marrjes së lejes së drejtimit të automjetit. Këtë të drejtë e gëzojnë jo vetëm shtetasit shqiptarë por edhe shtetasit e huaj rezident në Shqipëri, të cilët mund të futen në kursin e marrjes së patentës. Gazeta “Albania” në numrin e sotëm boton dokumentet që duhen dhe çmimet e kursit për të gjithë ata shtetas që duan të marrin lejen e drejtimit të automjetit për herë të parë. Kjo leje kushton 45 mijë lekë dhe zgjat 2 muaj. Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Rrugor, kursi i teorisë dhe kursi i praktikës, ndryshe nga e kaluara, nuk kryhen më bashkë. Pa marrë provimin e teorisë, kursanti nuk mund të kalojë në kursin e praktikës. Ndërkohë, nëse një kursant provimin e teorisë nuk e merr, ka të drejt mbas 15 ditësh të rifutet në provim. Provimi mund të jepet pesë herë brenda një viti.

Kursi
Fillimisht behet kursi i teorisë. Kursanti pa marr provimin e teorisë, nuk mund të kaloj në kursin e praktikës. Personit të interesuar për t’u regjistruar për herë të parë në kursin e teorisë i nevojiten 8 dokumente. Nëse kursanti nuk e merr provimin e teorisë, ai ka të drejtë që mbas 15 ditëve të rifutet në provim. Provimin e teorisë mund ta japësh deri në 5 herë brenda një viti. Vetëm pas marrjes së provimit të teorisë mund të kalohet në kursin e praktikës. Ndërkohë për të marr pjesë në këtë kurs nevojiten 5 dokumente. Gjithashtu mundësia për të dhënë këtë provim është 5 herë brenda një viti. Komisioni i marrjes në provë për njohuritë teorike dhe aftësitë drejtuese është i përbërë nga 2 anëtarë. Drejtuesi teknik i autoshkollës mund të marr pjesë në provim, por pa të drejtë vote. Ndërkohë modeli i testeve ndryshon vazhdimisht. Marrja e patentës tashmë kushton 45 mijë lekë. Kursi i teorisë kushton 15 mijë lekë. Kursi i dhënies së automjetit përbëhet nga 20 seanca dhe do të kushtojë rreth 20 mijë lekë. Ndërkohë kostoja e kartonit është 10 mijë lekë. Pra minimalisht i gjithë kursi për marrjen e lejes së drejtimit, kushton 45 mijë lekë. Nëse kursanti kërkon më shumë orë seance, atëherë kursi do të kushtojë më shumë.

Dokumentacioni
Personit të interesuar për t’u regjistruar për herë të parë në kursin e praktikës i nevojiten 5 dokumente. Dokumentacioni për të filluar praktikën është: 1) Kërkesa për të marrë pjesë në provë, sipas modelit të hartuar nga DRSHTRR-ja. 2) Autorizimi i ushtrimit të drejtimit të mjetit, përcaktuar sipas udhëzimit të ministrit, që mbulon veprimtarinë përkatëse, të lëshuar nga DRSHTRR-ja dhe të plotësuar nga autoshkolla. 3) Mandatpagesa për çdo dalje, në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes. 4) Mandatpagesa për leje-drejtimi, e cila caktohet në bazë të tarifave në fuqi, plus taksën e pajisjes me leje-drejtimi, në varësi të kategorisë së leje-drejtimit

Tabela 1/////////////////////////////////////////////
DOKUMENTACIONI QË DUHET PËR PAJISJEN ME LEJE DREJTIMI (PATENTË) PËR HERË TË PARË

Aplikanti depoziton këto dokumente :
a- Për shtetasit shqiptare:
1. Autorizimi model IV-7 i plotësuar nga autoshkolla;
2. Certifikatë lindje me fotografi;
3. Vërtetimin e banimit të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;
4. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës, për të dalë në prova për herë të parë;
5. Vërtetimin e kryerjes së arsimit 8 ose 9-vjeçar;
6. Vërtetim nga gjykata e rrethit që nuk është në proces gjyqësor;
7. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është në ndjekje penale;
8. 4 (katër) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4×5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
9. Dokumenti i përcaktimit të grupit të gjakut dhe Rezusi.
10. Fotokopjen e dëshmisë së Kryqit të Kuq të Legalizuar nga noteri (dorëzohet para se të merret në provim).
11. Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

b- Për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri:
1. Autorizim model IV-7, i plotësuar nga autoshkolla;
2. Dokument indentiteti (fotokopje të pasaportës të përkthyer në gjuhën shqipe, të legalizuar nga noteri);
3. Fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri;
4. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më parë se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës për të dalë në prova, për herë të parë.
5. 4 (katër) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4×5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
6. Dokumenti i përcaktimit të grupit të gjakut dhe Rezusi.
7. Fotokopje të dëshmisë së Kryqit të Kuq të legalizuar nga noteri (dorëzohet para se të merret në prova).
8. Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

c- Për personelin e huaj të ambasadave ose të organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të instaluara në Shqipëri:

1. Autorizim model IV-7, i plotësuar nga autoshkolla;
2. Fotokopje të kartës së legjitimitetit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme;
3. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës, për të dalë në prova për herë të parë;
4. 4 (katër) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4×5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
5. Dokumenti i percaktimit të grupit të gjakut (nëse nuk e kanë të evidentuar në një dokument të lëshuar nga shteti i tyre)
6. Dëshminë e Kryqit të Kuq (fotokopje të legalizuar nga Ambasada)
7. Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

d- Për lëshimin e lejeve të drejtimit ndërkombëtare
Aplikantët duhet të paraqesin këto dokumente :
1. Kërkesë me shkrim;
2. Leje drejtimi kombëtare (në origjinal dhe në fotokopje me të drejtë rikthimi);
3. Dokument identifikimi (ose certifikatë lindje) me të drejtë rikthimi;
4. 1 (një) fotografi me ngjyra me përmasa 4 x 5 cm);
5. Dokumenti i shlyerjes së detyrimit financiar.
Dokumenti i lejes së drejtimit ndërkombëtare, lëshohet vetëm nga Drejtoria Rajonale, në të cilën është depozituar dosja e tij.

AFATET E VLEFSHMËRISËE SË LEJES TË DREJTIMIT TË MJETEVE

I. Leje drejtimi normale
Kategoria A , B dhe BE
1. Janë të vlefshme për 10 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 50 vjeç.
2. Janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 50 deri në 60 vjeç.
3. Janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç.

Kategoria C , D, CE dhe DE
1. Janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç.
2. Janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi moshën 60 vjeç.
3. Nuk rinovohen mbi 65 vjeç.

II. Leje drejtimi të posaçme (për invalidët)
Kategoria A dhe B
1. Jane të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç.
2. Janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç.

Kategoria C
1. Janë të vlefshme për 3 vjet.
2. Nuk rinovohen mbi 65 vjeç.
Gazeta albania

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net