Paratë e ndeshjes Skënderbeu-Shkumbini në ndihmë të Shkodrës

Të ardhurat e takimit mes Skënderbeut dhe Shkumbinit, i vlefshëm për javën e 14-të të Superligës, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës.
Lajmin e konfirmuan sot burime zyrtare pranë klubit korçar. “Të ardhurat që do të mblidhen nga ndeshja e futbollit Skënderbeu-Shkumbini, e cila do të luhet ditën e diel, datë 12 dhjetor, në stadiumin ‘Skënderbeu’, do të shkojnë si ndihmë për banorët e zonave të përmbytura të rrethit të Shkodrës”, tha zëvendëspresidenti i ekipit kuqebardhë, Elvi Fundo.

Ai u bëri thirrje sportdashësve korçarë ta ndjekin masivisht këtë ndeshje jo vetëm për bukurinë dhe spektaklin që jep fusha, por edhe në shenjë gatishmërie për të kontribuar për banorët e zonave të përmbytura.

Stadiumi “Skënderbeu” ka një kapacitet prej 10 mijë vendesh pas rikonstruksionit. Ekipi juglindor aktualisht mban vendin e dytë në kampionatin kombëtar të futbollit me 25 pikë, tri më pak se Flamurtari kryesues e një më tepër se Dinamo e vendit të tretë.

Në ndeshjen e zhvilluar sot ne Korcë mund te themi me plot gojen se ka qene nje nga ndeshjet me entuziasmuese qe eshte luajtur ne ndonjehere ne qytetin e Korces kete kampionat sidomos në minutat e fundit te takimit. Pas nje loje te brabarte nga te dyja skuadrat ajo vendase e Skenderbeut dhe asja mike te Shkumbinit, në minutën e 89-të, ka qenë Bërkic, sulmuesi serbo-boshnjak i Skënderbeut, që ka shënuar në portën e Shkumbinit, duke zhbllokuar bardhësinë e shifrave të fillimit të një “beteje” të luajtur në një acar të vërtetë në qytetin e Korcës.
Por, nëse deri në ato momente portieri peqinas, Kotorri, e ka shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurtë, duke qenë një hero i vërtetë, brenda pak minutash e ka parë veten në “ferr”, sepse në minutën e tretë shtesë të ndeshjes së luajtur në Korcë, Shkumbini ka fituar një penallti, të cilën e ka marrë përsipër ta ekzekutojë pikerisht ai mbrojtesi i portes peqinase Elvis Kotorri. I vënë përballë kolegut të vet të Skënderbeut, Orges Shehi, Kotorri ka gabuar. Ose më saktë të themi se Shehi e ka pritur topin e tij, cka ka mbajtur në fuqi golin e Bërkic, shënuar në limitin e kohës së rregullt, duke shtuar kësisoji edhe tri pikë tepër të cmuara në llogarinë korcare. Nga ana tjetër, Kotorri ka pasur në duart e tij të kurorëzonte me sukses qëndresën heroike për 89 minuta të Shkumbinit në këtë transfertë, por edhe performancën e vet të shkëlqyer, por ka gabuar në ekzekutimin e penalltisë, që do t’i jepte një pikë skuadrës peqinase. Duket se fati ka qenë me Shehin dhe Skënderbeun kësaj here, që kanë fituar me shumë vështirësi ndaj Shkumbinit, që tashmë është edhe pa president, pas dorëheqjes së Ylli Ndroqit.
Lajmi i vetem ngushellues per peqinasit ka qene fakti se te ardhurat e ndeshjes do te dergohen ne ndihme te permbyturve te te Shkodres gje qe e beri edhe me te me vlere aktin e shkuarjes se tifozave te shumte peqinas ne stadiumin e Skenderbeut

Leave a Comment

%d bloggers like this: