Panairi i gjelit te detit ne Peqin

gjel deti peqiniShpendët sigurisht që nuk e dinë se pas panairit, shumë prej tyre do të përfundojnë në treg dhe më pas do të bëhen pjesë e tryezave të natës së vitit të ri. Panairi i gjelave të detit në qytetin e Peqinit, e kthyer në një traditë tashmë për këtë zonë. I pranishëm në këtë aktivitet ministri i bujqësisë Edmond Panariti theksoi se tashmë ka ardhur koha që fermerët të ndërgjegjësohen për produktet e tyre.
Ndërsa deputetit i zonës Alfred Peza u shpreh se kjo traditë duhet të vazhdojë.
Shumë banorë të zonës, por edhe të ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në këtë panair tradicional e kanë shfrytëzuar aktivitetin për të blerë gjelin e detit që rritet në këtë zonë dhe që njihet për shijen e veçantë të tij.

Leave a Comment

%d bloggers like this: