Qeveria vë në zbatim vendimin e rritjes së pagave për mësuesit e arsimit parauniversitar dhe shtesat përkatëse sipas pozicionit të punës. Rritje pagash përfitojnë edhe punonjësit e Doganave, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, nëpunësit civilë të administratës, etj. Po ashtu, pagat e reja janë përcaktuar edhe për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si edhe atashetë ushtarake, të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, që shërbejnë në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATS-s, në shtabet e NATS-s, në Organizatat Ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare. Vendimi hyn në fuqi më datë 10 shtator dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik. Pagat e mësuesve Pagat e mesësve të arsimit parauniversitarë ndahen sipas diplomës që ata disponojnë. Kështu, sipas vendimit, “Paga e grupit, sipas nivelit arsimor të kërkuar nga vendi i punës, është si vijon: Grupi 1- 12 000 lekë. Në këtë grup përfshihen: Diplomë e Nivelit të Dytë (DND); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND); Të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; Grupi 2- 10 000 (dhjetë mijë) lekë. Në këtë grup përfshihen: Diplomë e Nivelit të Parë (DNP); Të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; Diplomë e shkollës së mesme pedagogjike, për të cilat jepet titulli “Mësues i shkollës fillore”; Diplomë e shkollës së mesme profesionale, për të cilat fitohet specialiteti për mësuesi; Diplomë mbi shkollën e mesme. Të tilla konsiderohen të gjitha diplomat e kurseve me program mësimor të miratuar nga MASH-i, si dhe të gjithë ata që kanë mbaruar dy vite akademike të shkollës së lartë. Grupi 3 – 8 000 (tetë mijë) lekë. Në këtë grup përfshihen diplomat e shkollës së mesme”. Ushtarakët Vendimi i ri për pagat e ushtarakëve parashikon që b) Pika 5/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5/1. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë për “kushte pune”, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese, për pozicionet konkrete, bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës”. Gjithashtu pagat janë të ndara sipas pozicionit dhe kushteve në punë, plus shtesat për vjetërsi pune.


Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2013 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie