RSS:Posts Comments

You Are Here: Home » Web/Hi-Tech » Oracle padit Google

Oracle ka paditur Google, nën pretendimet se grupet kërkuese online të sistemit Android për pajisje mobile shkelin teknologjinë e saj të patentuar, Java.

Kompania, që krijon softuer për databaza dhe teknologji tjera, tha në padinë e saj se sistemi operativ i Google, Android përmban aplikacione Java dhe teknologji tjera të saj.

Si e tillë, ajo shkel një apo më shumë pjesë të shtatë patentave të ndryshme, të cilat sipas Oracle në padinë e saj Google duhet t’i dijë, sepse ka punësuar inxhinier të Sun Java në vitet e fundit.

Oracle ka blere gjuhën programuese kompjuterike Java dhe ka lidhur teknologjinë kur ka blerë Sun Microsystems në një marrëveshje që u kompletua në muajin Janar.

Java mund të përdoret si një platformë për ndërtimin e aplikacioneve për kompjuterë, ueb faqe dhe celularë të mençur e pajisje tjera mobile. Oracle është duke kërkuar një veprim të menjëhershëm për të ndaluar Google që të bëjë shpërndarjen e mëtutjeshme të Android, dhe gjithashtu po kërkon dëmshpërblim monetar për shkelje të vetëdijshme dhe të qëllimshme.

Zëdhënësi i Google, Andrew Pederson tha se kompania nuk mund të komentojë rreth kësaj çështjeje sepse ajo ende nuk është rishikuar nga avokati.

Hulumtimet e fundit nga Gartner treguan se sistemi operativ Google Android ka tejkaluar sistemin operativ Apple iPhone, dhe përveç kësaj në ditë shiten rreth 200.000 celularë të fuqizuar me sistemin operativ të Google.

Lajme te tjera:

Doli në shitje FacebookMania
Liberalizohen adresat e internetit shqiptar domain .al
Filmat e fundit me titra shqip 2011 (shiko dhe shkarko me perkthim)

Shiko Lajmet e fundit, filma, tv shqiptare, ndeshje futbolli, 2012:

  • filma,geogle
  • oracle ne shqip
Tags: ,
© 2010 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2012 · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress