numri i besimtareve ne boteNjë studim mbi fete ne bote i institutit Pew Research Center,tregon shifrat e numrit te besimtareve te besimeve te ndryshme ne bote si ato te krishtere, musliman, hindu, budiste, hebrenj dhe thotë se më shumë se tetë në dhjetë njerëz identifikohen me një grup fetar.

Një studim gjithëpërfshirës demografik në më shumë se 230 vende dhe territore, i kryer nga Pew Research Center, vlerëson se janë 5.8 miliardë të rinj dhe fëmijë të lidhur me religjione në tërë globin, duke përfaqësuar 84 për qind të popullatës botërore të vitit 2010, kur kishte 6.9 miliardë.

Studimi gjen se në vitin 2010, në tërë botën ishin 2.2 miliardë të krishterë (32 për qind e popullatës botërore), 1.6 miliardë myslimanë (23%), 1 miliardë të besimit hindu (15%), afër 500 milionë budistë (7%) dhe 14 milionë hebrenj (0.2%) .

Përveç kësaj, më shumë se 400 milionë njerëz (6%) ushtrojnë forma të ndryshme të traditave fetare, përfshirë religjionet tradicionale afrikane, ato popullore kineze, religjionet e amerikanëve autoktonë dhe ato të aborigjinëve në Australi.

Rreth 58 milionë, pak më pak sesa 1 për qind e popullatës globale, i përket religjioneve tjera si besimi Baha, Jainism, Sikhism, Shintoism, Taoism, Tenrikyo, Wicca, Zoroastrianism etj.

Në të njëjtën kohë, studimi i ri gjen se afër një në gjashtë njerëz në glob (1.1 miliardë ose 16%) nuk kanë lidhje me ndonjë religjion.

Grupin i të painkuadruarve në ndonjë grup fetar, kësisoj, paraqitet si i treti, më i madh në botë, pas të krishterëve dhe myslimanëve dhe pothuaj në masë të njëjtë me popullatën katolike. (rel)

Panorama

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net