Norvegji 92 te vdekur nga nje sulm terrorist. foto dhe video

http://www.noa.al/wp-content/themes/rt_afterburner_wp/timthumb.php?src=http://www.noa.al/wp-content/uploads/2011/07/atentat.jpg&h=290&w=400&zc=1

Norvegji, Oslo, 23 korrik 2011, Në më pak se 24 orë nga koha e shpërthimit dhe e atentateve në Norvegji nga nje fondamentalist kristian, rritet bilanci i viktimave të atentatit të dyfishtë.

Edhe pse mbeten 7 viktimat e autobombës të shpërthyer në qendër të Oslos, afër zyrës së kryeministrit Jens Stoltemberg, shkon në 84 numri i të vdekurve nga atentati me armë në Utoeya, ku një 32 vjeçar ultranacionalist dhe anti-islamik hapi zjarr mbi një turmë të rinjsh të mbledhur për një takim politik.

Ndërkaq sipas policisë thuhet se 32 vjeçari ka vepruar i vetëm në të dy sulmet.

Por paraditen e sotme kryeministri  Stoltenberg mbërriti në Utoeya, afër Oslos për të vizituar skenën e vrasjes masive të pasdites së djeshme.

 

Më shumë se një autor i atentatit- Mund të ketë më shumë se një autor në atentatin e pasdites së djeshme në Utoya, ku me dhjetëra persona u vranë dhe u plagosën.

Ky dyshim hidhet nga gazeta VG e cila u vu dje në qendër të shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin e Norvegjisë, duke cituar dy dëshmitarë okularë të cilët arritën ti shpëtojnë masakrës, të cilët kanë thënë se ishin dy persona autorët e këtij sulmi.

Ndërsa sipas dëshmisë së një tjetër të riu thuhet se, ai ishte hedhur në ujë për ti shpëtuar goditjeve të armëve të zjarrit, por theksoi gjithashtu se ishte më shumë se një person ai që qëlloi me armë.

 

Vrasësi- Personi i arrestuar si përgjegjës për sulmet në Oslo është një fondamentalist kristian, që sipas policisë, është identifikuar si 32 vjeçari Anders Behring Breivik.

 

Fjala e mbretit- “Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar për të kapërcyer këtë çështje”, është ky apeli i lëshuar ditën e sotme nga mbreti i Norvegjisë, Harald V, lidhur me dy sulmet që tronditën pasditen e djeshme vendin. Më tej ai shtoi se vdekja e tyre është një tragjedi e pakrahasueshme.

 

 

Pamje nga shperthimi ne Oslo

Pista paraprake– Njeriu i dyshuar si autor i dy sulmeve në Oslo dhe Otoya, në Norvegji është shfaqur hapur për pozicionimin e tij anti-islamik.

Ky fakt është bërë i ditur nga shefi i policisë, Sveinung Sponheim, duke folur për rrjetin televiziv NRK.

Ndërkaq po sipas tij, sipas publikimeve të 32 vjeçarit në internet, duket se ai ka disa vizione politike anti-myslimane, por që është ende herët për të hetuar nëse ky është një motiv i mjaftueshëm për të dyja ngjarjet.


Dy sulmet- Sulmi i cili ndodhi rreth orës 15.00 të pasdites së djeshme ishte shumë pranë selisë së qeverisë, konkretisht, brenda ambienteve të një prej gazetave më të mëdha në vend, VG, ku sipas policisë shkak për këtë shpërthim të fuqishëm dyshohet të ketë qenë një autobombë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje nga ana e policisë u bë evakuimi i ndërtesave përreth pasi dyshohej se mund të kishte edhe shpërthime të tjera, pasi nga shpërthimi u dëmtua pjesa më e madhe e dritareve të zyrave të qeverisë si dhe ambientet e godinave përreth, por fatmirësisht kryeministri Jens Stoltenberg nuk ndodhej nëzyrë.

 

Sulmi i dytë– Pas shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin e Norvegjisë në Oslo një tjetër sulm është shënuar pak orë më pas në Utoyea, ku 84 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Mësohet se sulmi ka ndodhur në një kamp të rinjsh ku kryeministri i vendit Jens Stoltenberg do të merrte pjesë në një takim qeveritar me të rinjtë e Partisë Laburiste.

Nga ana e policisë thuhet se mes dy sulmeve ka lidhje të drejtpërdrejtë, gjë që paraprakisht dyshohet se kanë vetëm një autor.

Leave a Comment

%d bloggers like this: