Nje burre i shpuar tejpertej nga nje shufer hekuri mbijeton

Burri 43 vjecar i tha mjekeve qe ishte demtuar nderkohe qe punonte ne katin e dyte te nje ndertimi te ri ne Sichuan, ne Juglindje te Kines.

Ai ka shpjeguar qe ka rreshqitur dhe eshte rrezuar mbi nje shufer hekuri qe dilte nga nje bllok cimentoje.

43 vjecari deklaroi: “Rashe me force ne dysheme, dhe mendimi im i pare ishte;’O Zot, jam ende gjalle.’ Arrija te shikoja kembet dhe duart e mia dhe asgje s’me dukej e thyer.

Kur kuptova qe nuk po arrija te levizja, mendova qe do te kisha thyer shpinen. Vetem me vone kuptova qe kisha shufren e hekurit te ngulur.”

Pasi zbuloi se cfare i kishte ndodhur, Lu ngeli i shokuar dhe i terrorizuar.Ia shtonin tmerrin akoma me shume njerezit rreth tij, te cilet mbulonin fytyren me duar per te mos pare se cfare i kishte ndodhur.Burri u transportua me urgjence ne spitalin me te afert, dhe shume shpejt prane tij shkoi edhe e shoqja, Pang Minghui, 35 vjec, e cila rrefen: “Nuk do ta harroj kurre ate cfare pashe.

Nje shufer aq e gjate, sa me ra te fiket kur e pashe.” Operacioni per te hequr shufren e hekurit zgjati me shume se 3 ore, gjate te cilave Peng i ka folur gjate gjithe kohes te shoqit, per te mos ta lene te mendonte per ate cfare ishte duke ndodhur.

Leave a Comment

%d bloggers like this: