Niebel: Gjermania, mbështetëse e Shqipërisë

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Dirk Niebel, tha sot se Gjermania vjen në Shqipëri si një donator i madh dhe i rëndësishëm, ndërsa premtoi asistencë të vazhdueshme ekonomike për vendin tonë.

Niebel ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore ku do të inagurojë disa investime në vend. Ai, më herët është takuar edhe me kryeministrin, Sali Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama.

Niebel ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë në të gjithë procesin e integrimit evropian, duke rritur edhe financimet e ardhshme për Shqipërinë.

Stabilitet ekonomik, integrim rajonal, përirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve shqiptarë, dhe çështje të tjera mbeten çështje prioritare të marrëdhënieve tona, tha Niebel.

Gjatë një konferencë për shtyp ai tha se “nesër do të kemi mundësinë të përurojmë një linjë e transmetimit të energjisë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ky është një kontribut i konsiderueshëm që jepër në drejtim të përmirësimit të jetësës së qytetarëve shqiptarë”

Duke iu referuar situatës politike në vend, Niebel tha se gjatë takimit që pati me kryeministrin dhe liderin e opozitës, diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës paqësore mes partive politike, duke qenë se një bashkëjetës e tille është kusht për integrimin evropian”

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: