Ngritja e bustit në Himarë, reagon AK-ja

Aleanca Kuq e Zi e ka quajtur “akt të rëndë” vendosjen e bustit të Aristotel Gumës në Himarë, pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në një reagim menjeherë pas ceremonisë në përkujtim të 1- vjetorit të vdekjes në mënyrë aksidentale të himariotit, AK-ja tha se falsifikimet me të vdekurit janë një akt shumë i rëndë dhe i turpshëm.

“Në Shqipëri njerëzit nuk vdesin në mbrojtje të bindjeve të tyre, bësimit fetar, etnisë apo kulturës së tyre. Kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur”- tha Endri Shabani, përfaqësues i AK-së.

Në emër të AK-së, Shabani i bëri thirrje institucioneve që të mbajnë qendrim për këtë rast dhe që të mos lejojnë që në Shqipëri të cënohet shteti ligjor dhe Kushtetuta.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: