Ngre siparin kampionati holandez…

Tvente, kampionia në fuqi, “kërcënohet” nga Ajaksi i Amsterdamit dhe PSV Eindhoveni

Për herë të parë në historinë e klubit, Tvente ka nisur kampionatin holandez me synimin për të mbrojtur kurorën. Ata u shpallën kampionë në sezonin e kaluar, duke imituar suksesin e Alkmarit një vit më parë dhe kësisoj u thye për herë të parë në 50 vitet e fundit, hegjemonia Ajaks-PSV-Fejënord. Trajneri Stiv MekLaren u largua duke i lënë vendin Mishel Prud’homit, ndërsa kapiteni Blaise Nkufo është larguar në moshën 34-vjeçare, për të luajtur në SHBA pasi shënoi 114 gola në 223 ndeshje të luajtura në kampionatin holandez.

Në vend të tij kampionët kanë marrë Mark Jankon nga Salcburgu, autor i 75 golave në 108 ndeshje të luajtura në Austri. Ajaksi pritet të jetë rivali kryesor i Tventes dhe pretendenti numër 1 për titull. Trajneri Martin Jol ka ruajtur bazën e sezonin të kaluar, ku e mbylli kampionatin në vendin e dytë me një pikë më pak.

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez pritet të shpërthejë përfundimisht, ndërsa ekipi nga Amsterdami është përforcuar edhe me blerjen e El Hamdauit nga Alkmari. PSV Eindhoveni, i treti në vitin e kaluar, gjithashtu ka përforcuar sulmin me blerjet e Markus Berg nga Hamburgu dhe Xhermein Lens nga Alkmari.

Trajneri Fred Ruten beson se skuadra e tij mund të luftojë në tre fronte: “Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha veprimtaritë në këtë sezon.” Skuadra që presin të përfitojnë nga dështimi i “gjigandëve” janë Alkmari dhe Fejënordi, që duhet thënë se është mbuluar nga problemet financiare, por mbetet një shkollë e rendësishme në Vendet e Ulta. Groningeni, Herenven, Herakles dhe Utreht janë ekipet që synojnë një vend në Europë.

Holandë, java e parë
Dje
Roda – Tvente x-x
Sot
(18:45) NEC Nijmegen – Venlo
(19:45) Herakles – Villem II
(19:45) De Grafshap – Ekselsior
(20:45) Herenven – PSV Eindhoven
Nesër
(14:30) Groningen – Ajaks
(14:30) Fejënord – Utreht
(14:30) Vitese – Den Hag
(16:30) NAC Breda – Alkmar

Gjermania, Lëv lë pushim titullarët

Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv, do të lërë pushim pjesën më të madhe të futbollistëve, të cilët përdori në Kupën e Botës 2010, duke grumbulluar vetëm 8 nga 23 prej tyre, për miqësoren ndaj Danimarkës, javën e ardhshme. Gjermania e mbylli në vendin e tretë kampionatin botëror dhe nuk ka grumbulluar sërish Mikael Balakun, i cili nuk luajti në Afrikën e Jugut për shkak të një dëmtimi. Rikthehet Tomas Hitclshperger, ndërsa Sasha Reiter i Volfsburgut dhe Marco Rus i Mynshengladbahut janë debutues.
Lista e Gjermanisë
Portierë: M.Nojer (Shalke), T.Vise (Verder)
Mbrojtës: A.Bek (Hofenheim), Zh.Boateng (Man.Siti), S.Rieter (Volfsburg), M.Shafer (Volfsburg), K.Shulc (Hanover), S.Tashi (Shtutgart)
Mesfushorë: K.Gentner (Stuttgart), T.Hitclsperger (Uest Hem), A.Hant (Verder), T.Kros (Bajern M), M.Marin (Verder), M.Rus
(Myshngladbah), K.Tresh (Shtutgart), P.Troçovski (Hamburg)
Sulmues: M.Gomez (Bajern M), P.Helmes (Leverkusen)



http://www.sportishqiptar.com.al/ngre-siparin-kampionati-holandez/

Leave a Comment

%d bloggers like this: