Nga sot fillon parkimi me pagese ne qender te Tiranes

Duke filluar nga dita e sotme parkimi në disa rrugë qendrore të Tiranës do të jetë me pagesë. Projekti i Bashkisë së Tiranës do të zbatohet fillimisht në dy zona kryesore të Tiranës bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Italia”, pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas drejtori të sektorit të transportit teknik në bashki, Enton Punavija, kjo është një mënyrë për të ulur trafikun, dhe për të evituar lëvizjet e kota të automjeteve në kryeqytet. Banorët rezidente do të pajisen me një kartë që tregon se ata janë banorë pranë këtyre zonave.
Projekti
Projekti pilot i parkimit publik me pagesë që u prezantua nga Bashkia e Tiranës fillimisht do të jetë në bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga kryqëzimi mes dy Ministrive, deri tek Ura e Madhe e “Dajtit”, Bulevardi “Gjergj Fishta”, nga Ura e madhe e “Dajtit”, deri tek Ura “Dëshmorët e 4 Shkurtit” dhe që nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, deri tek Ura e Re e Bllokut. Gjithashtu, zona tjetër është zona përpara stadiumit “Qemal Stafa”, që është sheshi “Italia”, me të gjithë rrethimet e tij, si nga krahu lindor, krahu verior dhe nga krahu perëndimor. “Projekti i parkimit me pagesë përfshin të gjithë qytetin e Tiranës, ku nuk është e parashikuar vetëm bileta, por është e parashikuar dhe pagesa nëpërmjet telefonisë celulare. Gjithashtu janë parashikuar vendet për rezidentët, vendet për njerëzit me aftësi të kufizuara, vendet për vizitorët, pra është një projekt i plotë, por si testim i sistemit të ri të administrimi të parkimit, në kuadër të mirëmenaxhimit të trafikut, rreth e rrotull qendrës së qytetit, kjo është faza e parë e tij” tha Punavija. Sipas tij ideja është që të ngrihet një sistem i ri i administrimit të parkimit, ku të ndahet sistemi i shitjes së biletës nga sistemi i kontrollit.
Pagesa
Tarifa e parkimit është 100 lekë të reja, ndërsa ky projekt është parashikuar të shtrihet në të gjithë qytetin. Bileta do të ketë të gjithë elementët e sigurisë është e ndërtuar në mënyrë të thjeshtë dhe është lehtësisht e përdorueshme nga çdo qytetar. Ajo vendoset në një vend të dukshëm, në pjesën e brendshme të xhamit të makinës, për të qenë lehtësisht e identifikueshme nga kontrollorët. Ndërkohë do të jenë strukturat e Policisë Bashkiake, ato që do të bëjnë kontrollin dhe do të marrin masat përkatëse administrative. Për kundra-vajtësit e sistemit do të aplikohen sanksionet e parashikuara në Kodin Rrugor, sanksione të cilat arrijnë deri në heqjen e mjetit me karro-trec. Sipas drejtorit të sektorit të transportit Punavija disa pika shitje do të vendosen në afërsi të vend-parkimeve publike me pagesë, të parashikuara në këtë projekt pilot, në distanca të afërta, duke u mundësuar qytetarëve lehtësinë e pajisjes me biletë, në çdo moment që ata do të vendosin të parkojnë mjetet e tyre në zonat e mësipërme, zona të cilat do të jenë të pajisura me sinjalistikën e nevojshme rrugore.

Parkingu me pagesë
1. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga kryqëzimi mes dy Ministrive, deri
tek Ura e Madhe e “Dajtit”
2. Bulevardi “Gjergj Fishta”
3. Nga Ura e madhe e “Dajtit”, deri tek Ura “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
4. Nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” deri tek Ura e Re e Bllokut
5. Përpara stadiumit “Qemal Stafa”, që është sheshi “Italia”

Projekti
Një projekt-pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë do të fillojë të zbatohet në zona kryesore të Tiranës. Sipas bashkisë së Tiranës ky projekt më vonë do të shtrihet në gjithë kryeqytetit.

Bileta
Qytetarët të cilët do të parkojnë mjetin e tyre në vendin e miratuar si parkim publik me pagese duhet të pajisen me një biletë që do të shitet ne pikat e veçanta afër vend parkimeve. Pasi pajiset me biletën qytetari bën shënimet e nevojshme në muajin ditën dhe orën e parkimit e vendos ne pjesën e brendshme të xhamit.

Afati
Duke filluar nga 15 gushti parkingu i makina në bulevardin kryesore do të jetë me pagesë. Sipas Bashkisë së Tiranës kjo është një mënyrë për të ulur trafikun, dhe për të evituar lëvizjet e kota të automjeteve në kryeqytet. Banorët rezidente do të pajisen me një kartë që tregon se ata janë banorë pranë këtyre zonave.

Çmimi
Tarifa e parkimit është 100 lekë të reja, ndërsa ky projekt është parashikuar të shtrihet në të gjithë qytetin. Bileta do të ketë të gjithë elementët e sigurisë është e ndërtuar në mënyrë të thjeshtë dhe është lehtësisht e përdorueshme nga çdo qytetar.


Leave a Comment

%d bloggers like this: