Newsweek: Shqipëria, ndër 100 vendet më të mira në botë (video)

NJU JORK- Shqipëria renditet ndër 100 vendet më të mira në botë në klasifikimin që revista e përjavshme amerikane “Neësëeek” ka bërë.

“Ndonëse radhë është gjendur në artikujt kryesorë të gazetave dhe duket një model i pamundur për vendet e tjera kjo demokraci e re në fakt po tejkalon të gjitha vendet e tjera me të ardhura të ulëta. “- konstaton revista amerikane e cila botohet në 50 gjuhë.

Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik.

Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: “Vendet më të Mira të Botës”, për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara.

Sipas revistës amerikane Newsweek, Shqipëria merr cmim nderi për sistemin arsimin më të mirë “Në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar”- shkruan Newsweek.
Në mesin e vendeve në kategorinë e saj me të ardhura të ulëta ajo vazhdimisht renditet më e lartë në arsim, shëndetësi, si dhe cilësinë e jetës.

Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë.
Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetëgjatësisë tek burrat është 78 vjeç dhe tek gratë 81 vjec. Për Newsweek kjo statistikë është mjaft e mirë duke pasur parasysh jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç.

Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë.

Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.

Ju mund te shikoni renditjen e bere nga revista Newsweek ne kete adrese:  (http://www.newsweek.com/2010/08/15/interactive-infographic-of-the-worlds-best-countries.html)
(s.g/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: