Në Indonezi krokodilët zëvendësojnë gardianët e burgut

krokodilaPërparësia e këtyre zvarranikëve të rrezikshëm qëndron në faktin se është “e pamundur që të korruptohen”

Kreu i Agjencisë së Anti-Narkotikëve në Indonezi (BNN), Budi Waseso sugjeroi që në ishull të ndërtohet një burg i sigurisë së lartë, i cili në vend të gardianëve, do të ruhet nga krokodilët.

Waseso vuri në dukje që ky burg i posaçëm do të ndërtohet ekskluzivisht për trafikantët e drogës të dënuar me vdekje.

“Atje do të vendosim një numër të konsiderueshëm të krokodilëve. Do të kërkoj krokodilët më të etur për gjak”, tha Waseso, duke shpjeguar se përparësia e këtyre zvarranikëve të rrezikshëm qëndron në faktin se është “e pamundur që të korruptohen”.

“Është e pamundur të korruptohen krokodilët. Është e pamundur për ti bindur që të lirojnë ndonjë të burgosur për të ikur,” tha Waseso.

Ndërkohë, projekti i ndërtimit të këtij institucioni të posaçëm për kontrabandistët e drogës është ende në fazën fillestare.

Disa dhjetëra të burgosur të dënuar me vdekje në Indonezi presin ekzekutimin e dënimit. aa

3 Comments

  1. shikonivideo says:

    Sa keq…

  2. albseriale says:

    Shume bukur…

  3. miri miri . says:

    po te ndertohet nje gje t tille ne Shqiperi , dhe te futen brenda , te gjithe politikanet,( ministra , depotet, zv. ministra , drejtor , ) te gjith ato qe jane marre me politik preji 1990 , se keto akoma merren me te vdekurit e diktatures , duke i leshuar hi popullit nuk vjen me ajo koh , kur edhe nipi e Enverit po shet drog……………………….

Leave a Comment