Nderroi jete mjeku popullor Arqile Boti

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare mjeku popullor Arqile Boti. Ai ka ndërruar jetë në banesën e tij pasi vuante nga një sëmundje gjaku.
Arqile Boti ka lindur në Dropull të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në degën mjekësi e përgjithshme dhe ka punuar për shumë vite si mjek popullor.
Ceremonia mortore do të organizohet nesër në Bularat të Gjirokstrës i cili është edhe fshati i lindjes së mjekut.
Trupi i pajetë i mjekut Arqile Boti do të niset nga Tirana në Bularat nesër në orën 06 të mëngjesit. Ai është shpallur edhe qytetar Nderi i Gjirokastrës nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti.

Leave a Comment

%d bloggers like this: