Naomi Campbell, dëshmitare në Hagë

Supermodelja Naomi Campbell ka deklaruar në gjykatën e krimeve të luftës që po proceson ish-presidentin e Liberisë Charles Taylor, se i janë dhënë disa gurë “të pistë”.

Campbell po merret në pyetje lidhur me dyshimet se Taylor i dha asaj “diamantë të përgjakur” si dhuratë në vitin 1997.

Prokurorët në Hagë deklarojnë se një gjë e tillë lidh ish-presidentin me diamantët, përmes të cilëve dyshohet se ai ka financuar luftën civile në Sierra Leone.

Nga ana e tij Taylor i mohon akuzat, duke deklaruar se nuk ka shitur apo tregtuar kurrë diamantë në shkëmbim të armëve.

Para marrjes në pyetje nga prokurorët, Campbell është betuar duke vënë një dorë mbi Biblën.

“Unë pash disa gurë, ata ishin shumë të vegjël dhe pistë”, ka deklaruar supermodelja, duke shtuar se nuk kishte dijeni se nga vinin diamantët.

Leave a Comment

%d bloggers like this: