Myslim Pasha, Personazhi i Vitit 2010

Eshte Myslim Pasha Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli ne pension qe deshmoi nje akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqiperisë, duke dalë kundra marrëveshjes për ndarjen e ujrave detare me Greqinë. Një njeri që në mënyrën më demokratike, përms një oponence të paqtë në media, pa luftë dhe pa shkrehur asnjë armë, arriti të shpëtoje një pjesë të detit të Shqiperisë. Një zgjedhje e publikut, që për herë të parë në historikun e sondazhit të faqes së internetit të Top Channel, vendos në krye një personazh që nuk është politikan, çka dëshmon vlerësimin për njerëz që jo domosdoshmërisht kanë në dorë pushtetin, por që përpiqen me sa munden të ndikojnë pozitivisht për vendin dhe për fatet e tij. Politikës, por jo asaj tradicionale, i takon vendi i dytë, i fituar nga lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti. Në fakt, i politikes ndryshe, duke konsideruar faktin që Kurti, ndonese jo gjithmonë brenda rregullave dhe institucioneve, ka dalë me forcë kundra politikës së vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, dhe politikanëve tradicionalë që shpesh herë me veprimet e tyre janë kthyer në objekt polemikash dhe kundërshtish. Një vote e forte e publikut kundër, që jep me shumë se një sinjal dhe shumë vlerësime se çfarë mendojnë vertetë njerëzit. I votuar për dy vite radhazi si personazh i vitit, kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama këtë vit zbret në vendin e tretë. “Rezultatet e votimit të ketij

Leave a Comment

%d bloggers like this: