Myftinia Peqin, ndihma për familjet e varfra

ndihma ekonomike ne peqin 2Në muajin e Madhërueshëm të Ramazanit edhe Myftinia Peqin është duke organizuar aktivitete të ndryshme.

Ditën e enjte dt/25/07/2013 Myftinia Peqin në bashkëpunim fondacionin Compassion ka organizuar dhurimin e disa pakove ushqimore dhe veshje për familjet në nevojë në këtë qytet.

Në donacion janë dhuruar ushqime por edhe veshje për 50 familje të përzgjedhura duke i përkujtuar në këtë muaj të Madhërueshëm afrimitetin dhe vëllazërinë mes muslimanëve.

Në këtë dhurim ka marrë pjesë Myftiu i Peqinit z.Bilal Bodlli, drejtori i fondacionit Compassion Gurkan Kurt. Po ashtu pas shpërndarjes së këtyre ndihmave drejtuesit e Myftinisë dhe Compassion kanë vizituar edhe disa familje duke parë nga afër gjendjen e tyre.

ndihma ekonomike ne peqin

Në këtë bashkëpunim i frytshëm nga z. Gurkan ka ardhur edhe një premtim për të qenë më pranë këtyre dhe familjeve të tjera në nevojë të qytetit të peqinit në të ardhmen. Myftiu Bodlli ka falënderuar drejtorin e Compassion për kontributin dhe ka shprehur kënaqësinë dhe gatishmërinë që projekte te tilla të organizohen edhe në të ardhmen.

/Drita Islame/

Leave a Comment