Moratti hap dyert e transferimit të Kuyt

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka hapur dyert një transferimi të mundshëm të sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt.

“Ne nuk kemi nevojë të blejmë, sidomos nuk duhet të harrojmë që praktikisht e kemi ‘blerë’ Maiconin duke e mbajtur këtu”.

“A do të transferohet Kuyt? Në aspektin e nevojës, do të thosha jo, pasi që ekipi ka mbajtur lojtarët fitues. Sidoqoftë, është një çështje taktike e kompletimit të ekipit nga trajneri, kështu që për Kuytin do të shohim. Kurrë nuk i dihet. Nuk është operacion i lehtë ky, por sipas të gjitha gjasave do të përfshijmë një lojtar të Interit në marrëveshje”, deklaroi bosi Nerazzur




http://shqiplajme.com/moratti-hap-dyert-e-transferimit-te-kuyt/

Leave a Comment

%d bloggers like this: