Minatorë- ACR, pritet takimi sot në orën 16:00

BULQIZE-  Komisioni i Grevës së minatorëve të Bulqizës duke ju përgjigjur gatishmërisë së kompanisë ACR për negociata, kanë vendosur që të presin në orën 16:00 përfaqësuesit e kompanisë për të negociuar kërkesat e tyre.

Takimi pritet të zhvillohet mes kompanisë ACR, Bashkisë Bulqizë dhe 6 përfaqësuesve të zgjedhur të minatorëve të Bulqizës. Në takim nuk do të marrin pjesë Kol Nikolla dhe Taf Koleci, duke plotësuar kështu një nga kushtet e vëna nga kompania ACR për dialog.

Në një prononcim për mediat kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla tha se 6 përfaqësuesit e minatorëve në bisedime janë; Luan Nika, Kujtim Bushi, Sali Alliu, Fiqiri Shkina, Sadik Kamishi dhe Xhemal Meta. Sipas tij, përfaqësuesit janë të mandatuar për të negociuar, por jo për të firmosur marrëveshje, pasi kjo e fundit i takon Bashkisë, Sindikatës dhe kompanisë ACR.

Ai sqaroi se ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me gatishmërinë e ACR-së për dialog, por se lajmi ishte marrë vesh nga mediat.

Greva e minatorëve, ACR: Gati të nisim negociatat

Kompania konçesionare ACR përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e saj për të negociuar me minatorët e Bulqizës lidhur me kërkesat e tyre.

Ata kanë përsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre për të hyrë në dialog, duke theksuar se janë gati të negociojnë me një përfaqësues të minatorëve.

ACR kërkon që në bisedime të mos jenë të pranishëm krerët e Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla dhe Taf Koleci.

 

Dita e 15-të e grevës, ende nuk ka një marrëveshje

Minatoret e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 15 të grevës së urisë.

Janë 13 minatorë të cilët janë ngujuar në nivelin 1400 metra nën tokë në galeritë e minierës së Bulqizes.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë mjaft e rënduar.

Gjate 24 orëve te fundit mesohet se minatoret po trajtohen me serum brenda galerive, pasi megjithë kembenguljen e mjekeve ata nuk kane pranuar te lene greven. Raportohet se minatoret kane probleme te theksuara me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Pavarësisht gatishmërisë se kompanise ACR per tu ulur ne tryezen e bisedimeve, dhe pranimit te tyre per rritjen e pages me 20% ende nuk kemi nje marrveshje mes kompanise dhe minatoreve.

Kreu i Konfederates, Kol Nikolla mesohet se ka pranuar qe te mos jete i pranishem ne takimin mes kompanise dhe minatoreve, ashtu siç kishte kerkuar kompania ACR.

Terheqja e Nikollës mund t’i hape rrugën një marrëveshje të mundshme, duke i dhene fund ne te njejten kohe edhe greves 15 ditore të minatorëve.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: