Milano, Berisha me 100 biznesmenë, pjesë e forumit Ekomonik me Italinë

Kryeministri Berisha ndodhet sot për një vizitë pune në Milano, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Itali.

Në këtë aktivitet, kryeministri shoqërohet nga një grup prej 100 përfaqësuesish të biznesit shqiptar, të cilët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të rreth 100 sipërmarrjeve italiane, pjesëmarrëse në Forum.

Sipas zyrës për shtyp të kryeministrit, qëllimi i këtij Forumi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik, prezantimi i rasteve dhe projekteve të suksesshme italiane në Shqipëri, tërheqja e më shumë investimeve italiane në vendin tonë dhe bashkëpunimi me biznesin shqiptar.

Mësohet se Berisha do të mbajë një fjalë në këtë panel, në të cilën do të bëjë një paraqitje të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformat ekonomike, fiskale dhe administrative për krijimin e një klime të favorshme për biznesin, potencialet e mëdha që ofron Shqipëria në shumë fusha, veçanërisht në ato me interes të përbashkët.

Në përfundim të saj, Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, do të jetë i pranishëm në çeljen e ekspozitës për Nënë Terezën, në Pallatin Marino, iniciativë e Fondacionit “Nënë Tereza”, me mbështetjen e bashkisë Milano.

Leave a Comment

%d bloggers like this: