Milani barazon ne “San Siro”


Lajme Sportive-Milan nuk arrin të japë dhe të marrë më të mirën përballë një Catania që arrin t’i rrëmbëjë një pikë kuqezinjve.

1-1 ka përfunduar ndeshja e luajtur në “San Siro’, mes Catanias së mirëorganizuar dhe Milanit që nuk arriti të gjejë celsin e suksesit. Gjithcka ndodhi në pjesën e parë kur Capuano kaloi vendasit në avantazh me një supergol duke shokuar kuqezinjtë në San Siro.

Por Inzaghi barazon shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë. në pjesën e dytë, Milani provon dhe tenton me të gjitha forcat të kalojë në avantazh, por nuk ia arrin qëllimit. Pas këtij barazimi Milani ndodhet në kuotën e 4 pikëve po aq sa dhe Catania. Ndërkohë Fiorentina është mundur në fushën e vet 2-1 nga Lazio.

Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh falë një 11 metërshi të shndërruar në gol nga Ljajic, violët nuk kanë mundur të ruajnë këtë fitore deri në fund. Ledesma barazoi shifrat ndërsa Kozak I dha fitoren Lazios. Fiorentina mbetet me 1 pikë, ndërkohë që tifozët kanë protestuar skuadrën pas ndeshjes.



http://shqiplajme.com/milani-barazon-ne-%E2%80%9Csan-siro%E2%80%9D/

Leave a Comment

%d bloggers like this: