METE thirrje CEZ: Stop ndërprerjes së energjisë

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i bëri thirrje sot kompanisë shpërndarëse CEZ që t’i japë fund ndëprerjes së energjisë elektrike në ujësjellësa dhe ndërmarrje të tjera.

Sipas METE, këto veprime të CEZ nuk i japin zgjidhje problemit të detyrimeve financiare që CEZ ka ndaj këtyre institucioneve.

“METE konsideron të papranueshëm çdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve ndaj ujësjellës-kanalizimeve, duke vlerësuar se nuk është kjo rruga e zgjidhjes së problemit, por është menaxhimi i keq i kësaj kompanie në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, e cila mban përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar.”- thuhet në një reagim për shtyp të METE-s.

CEZ, sipas METE, duhet të sigurojë energji elektrike në zbatim të “Deklaratës Rregullatore.”

Në reagimin e saj, METE ka theksuar se në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrime të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por njëkohësisht kërkojmë impenjim serioz nga drejtuesit e kësaj kompanie për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që kjo kompani ka ndaj dy kompanive KESH dhe OST.

Ministria e Energjitikes tha se ka ngritur një grup pune për të parë mundësinë e liberalizimit të tregut të shpërndarjes së energjisë.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: