METE: Miniera në rrezik, të hyjnë specialistët

Reparti Inspektim- Shpëtim Miniera (RISHM), repart në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjikës sqaroi sot se minatorët grevistë gjenden në thellësinë 760 m vijë lineare nën tokë dhe jo 1400 m, siç është thënë më parë.

RISHM kërkoi që minatorët të lejojnë që të hyjnë brenda galerisë specialistët e saj për ta parë më afër gjendjen, ndërsa gjatë një konference për shtyp paraqiti rrezikshmërinë që sjell mosfunskionimi i minierës për 13 minatorët të cilët prej 15-të ditë ndodhen në grevë urie.

RISHM  thekson se ndërprerja e punës nga minatorët grevistë të minierës mund të shkaktojë shembjen e nënkateve si dhe të gjitha armatimeve që kanë qenë në proces pune, ndërsa mosndezja e ventilatorëve do të bëjnë të mundur grumbullimin e gazrave të dëmshëm dhe helmues në punimet minerare sidomos në punimet qorre, duke shkaktuar prishjen e atmosferës së ajrimit në minierë.

Theksohet se mosvënia në funksion e pompave për largimin e ujërave nga miniera përbën bllokim total të minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e pajisjeve të makinerive të instaluara në minierë.

“Theksojmë se nga niveli 5 deri në nivelin e 14-të të pusit, shërbimet në minierë (Takimi dhe Stakimi i ventilatorëve të ajrimit dhe pompave në minierë) nuk bëhen nga punëtorët e specializuar të ACR, por nga vetë grevistët, pasi ata nuk lejojnë hyrjen në minierë të specialistëve të kësaj fushe”- thuhet në deklaratë,  sipas tyre, kjo përbën shkelje të ligjit.

Panorama ONLINE

Leave a Comment

%d bloggers like this: