Meta: Rama kërcënoi në emër të popullit. Do të marrë pushtet me dhunë

TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama se po kërcënon në emër të popullit, duke shtuar se ai kërkon të marrë pushtetin me dhunë.

Në një konferencë për mediat, Meta ka bërë apel për qetësi dhe respektim të institucioneve, duke kërkuar nga Rama të heqë dorë nga bandat.

Sipas Metës, Rama, që ktheu deputetët e tij në një bandë parlamentare bën presion pasi do të mbajë Bashkinë e Tiranës.

Meta ka kujtuar se është koha të hidhen tej deklarata të tilla që nxisin trazirat dhe të punohet për reformën zgjedhore.

Leave a Comment

%d bloggers like this: