Menaxheri: Morati nuk do ta zhgënjejë më Maikonin

Pas ndërhyrjes personale të kryer nga presidenti Masimo Morati, që për të kënaqur trajnerin e ri zikaltër, Rafa Benitez, ka hequr nga merkatoja brazilianin Maikon, i cili ka qenë shumë i kërkuar në merkato, klubi me selinë në pallatin “Saras” në Milano mendonte se më në fund e kishte zgjedhur të gjithë çështjen e lidhur me mbrojtësin e djathtë brazilian. Dhe ndërkohë, si një shkreptinë në qiell të hapur, të martën e shkuar ka mbërritur kërkesa e menaxherit të lojtarit, Antonio Kaliendo, për një rritje të pagesës që përfiton momentalisht lojtari brazilian me Interin. Menaxheri ka trokitur menjëherë në dyert e padronit Morati, duke prentenduar për lojtarin që menaxhon një pagë prej gjashtë milionë eurosh në sezon, siç do ti kishte garantuar kalimi i mundshëm tek Reali Madridit që drejtohet nga Hoze Murinjo, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij. Por, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”, Masimo Morati nuk ka asnjë qëllim të kënaqë synimet e lojtarit dhe menaxherit të tij. Padroni zikaltër nuk e kupton nevojën e një rritje të pagës së lojtarit, pasi mbrojtësi i djathtë i Interit e kishte rinovuar kontratën e tij me skuadrën milaneze vetëm në verën e shkuar, dhe i ishte rritur paga në nivelin e 3.8 milionë eurove neto deri në vitin 2013. Kjo kërkesë e re e shfaqur nga menaxheri Kaliendo, në gjykimin e gazetës milaneze, mund të jetë e lidhur me rritjet e pagave që janë kryer në skuadër siç ka ndodhur me kapitenin Zaneti dhe mbi të gjitha me princin argjentinas Diego Milito. Dje gjithsesi, vetë Antonio Kaliendo, për mikrofonat e “Sky Sport 24″, ka dashur të përmirësojë disi pozicionin e tij dhe të zbusë situatën. “Presidenti- është shprehur menaxheri, ka qenë gjithmonë shumë i ndjeshëm dhe shpresojmë që të tregohet edhe këtë herë i tillë. Marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe numrit 1 të klubit zikaltër janë të mira dhe jam i bindur se do të qëndrojnë të tilla dhe në vazhdim”. Përshtypja që krijohet është që në fund një rritje page për Dagllas Maikon do të kryhet, por sigurisht jo në shifrat e kërkuara nga Kaliendo, që refuzon etiketën “mercenar” për lojtarin që menaxhon. “Maikon sigurisht që nuk është një mercenar, ka dashur të nënvizojë këtë fakt në fund të komentit të tij menaxheri i brazilianit. Ai ka pranuar zgjedhjen e presidentit që ka vendosur të mos e vazhdojë më tratativën me Real Madridin. Ka treguar se dëshiron të qëndrojë me vullnet dhe dëshirë të plotë tek Interi dhe në vazhdim”.



http://www.sportishqiptar.com.al/menaxheri-morati-nuk-do-ta-zhgenjeje-me-maikonin/

Leave a Comment

%d bloggers like this: