Martesa lufton stresin

Ata që duan ta besojnë thjesht, duhet të kujtojnë frazën, “më mirë të çiftuar se sa vetëm”.

Jemi ende në muajin shtator, dhe si e kemi traditë në shqiptarët është muaji më i pasur me dasma, pavarësisht se me kalimin e kohës njerëzit martohen në çdo stinë të vitit por edhe jo rrallë i shmangen këtij akti. Megjithë opinionet oponentë që nuk mungojnë ndaj martesës, një përgjigje vjen nga një studio që është marrë me marrëdhënien martesore në çift. Martesa nuk është fundi i dashurisë, përkundrazi është një aleat kundër stresit. Ata qe duan ta besojnë thjesht, duhet të kujtojnë frazën, “më mirë të çiftuar se sa vetëm”, pavarësisht se fraza ne origjinal është pak ndryshe. Ai qe e mbron këtë teze është kërkuesi italian Dario Maestripieri, profesor i Shkencave Humane, me drejtim biologjinë e zhvillimit në Universitetin e Chicago-s. Profesori dhe grupi i tij kane studiuar 500 studente, duke matur përmes një kampioni pështyme, nivelet e kortizolit, i cili njihet si hormoni i stresit e që prodhohet n gjëndrat mbiveshkore në sasi të madhe, pikërisht kur ndodhemi në situata stresi akut psikofizik. Nga analizat e niveleve hormonale, studimi ka mbërritur në konkluzionin që personat që jetojnë vetëm janë më të stresuar se sa ata që jetojnë të shoqëruar me partneret, partneret e tyre. “Martesa ka një efekt qetësues mbi përgjigjet e kortizolit ndaj stresit psikologjik”, ka deklaruar eksperti ne revistën shkencore amerikane “Stress”. Të tjera studime dhe statistika duket se konfirmojnë këtë kërkim, duke treguar se jo vetëm jeta në çift është një terapi e vërtetë “anti-stress”, por do ishte edhe një lloj relaksi i cili ndihmon për të zgjatur jetën, i aftë të shkojë deri në 50 për qind jetë me shumë. Efektivisht stresi në rritje të vazhdueshme dhe rënia e numrit të martesave, janë dy karakteristika evidente të shoqërisë aktuale, perëndimore të themi. Pra ia vlen të ndërrojmë kënaqësitë e beqarisë për të pasur jetë më të gjatë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: