Marseja: S’do ta kemi të lehtë…!

Pas humbjes ndaj Kaenit, kampionët udhëtojnë në Valonsien. Nesër luhet Lilë-Paris

Matië Valbuena i Marsejës ka pohuar se kampionët në fuqi të Ligës 1 morën një mësim të mirë nga debutuesit e Kaenit në ndeshjen e parë të sezonit, kur Marseja u mund 2-1. Valbuena ka shtuar se ata u zunë në befasi nga rezultati, por e dinë shumë mirë se duhet ta lënë pas e të përqendrohen te ndeshja e sotme kundër Valonsienit. “Këto gjëra duhen përtypur, edhe pse është e vështirë. Kemi shumë sfida përpara, sepse kampionati është shumë i gjatë.

Ne jemi kampionët në fuqi dhe nuk e prisnim të pësonim humbje. Por mund të jetë diçka e mirë për ne që të kuptojmë se nuk do ta kemi të lehtë këtë sezon. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sepse ndeshjet do të jenë të vështira këtë vit, si ndeshja e parë kundër Kaenit.

Kur luajnë kundër nesh është normale që kundërshtarët japin 200% të mundit dhe janë të përqendruar. Motivimi i tyre do të jetë edhe më i madh tani.” Paris Sën Zhermeni kryeson kampionatin pas javës së parë, sepse fitoi 3-1 kundër Sënt Etienit.

Askush nuk i shesh ata si kryesues për shumë javë, pasi pritet të jetë një sezon shumë kompetitiv. Por blerja e re e kësaj skuadre, Matië Bodmer, i ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra e tij synon trofe dhe do të tentojë të fitojë edhe ndeshjen e nesërme kundër Lilës. “Ne e kemi treguar që në ndeshjen e parë të sezonit se jemi skuadër kompetitive.

Nëse do të jemi larg dëmtimive dhe do të jemi të bashkuar, mund të bëjmë një sezon të mirë në Europë dhe në Francë. Debutuesit e tjerë në Ligë 1, Brest dhe Arles Avijnon, u mundën në ndeshjet e tyre të para javën që shkoi, por do të kërkojnë të marrin pikë këtë javë në ndeshjet kundër Okserrit dhe Lensit.

Sënt Etieni pret Soshonë, Rena viziton Nansinë, Monako luan kundër Montpeljesë dhe ndeshja e fundit e ditës së sotme është Lorien-Nisë. Lioni që zhgënjeu vjet, nuk arriti të fitonte ndeshjen e parë, sepse barazoi me Monakon. Këtë javë do të tentojë fitoren kundër Kaenit nesër. Ndeshja e fundit e kësaj jave është Bordo-Tuluzë.

Liga 1, java e dytë
Nesër
(19:00) Brest Okser
(19:00) Lorien Nisë
(19:00) Monako Montpelie
(19:00) Nensi Rëne
(19:00) St.Etien Sosho
(19:00) Valonsien Marsejë
(21:00) Arles Lens
Të dielën
(17:00) Bordeaux Tuluzë
(17:00) Kaen – Lion
(21:00) Lilë Paris SG

Renditja
1.Paris SG 1 0 0 3 1 3
2.Tuluzë 1 0 0 2 0 3
3.Kaen 1 0 0 2 1 3
4.Nensi 1 0 0 2 1 3
5.Sosho 1 0 0 2 1 3
6.Montpelie 0 0 0 1 0 3
7.Okser 0 1 0 2 2 1
8.Lorien 0 1 0 2 2 1
9.Lilë 0 1 0 1-1 1
10.Rëne 0 1 0 1 1 1
11.Lion 0 1 0 0 0 1
12.Monako 0 1 0 0 0 1
13.Nisë 0 1 0 0 0 1
14.Valonsien 0 1 0 0-0 1
15.Arles 0 0 1 1 2 0
16.Lens 0 0 1 1 2 0
17.Marsejë 0 0 1 1 2 0
18.Bordo 0 0 1 0 1 0
19.St.Etien 0 0 1 1 3 0
20.Brest 0 0 1 0 2 0

Leverkusen, Balak kthehet në stërvitje
Ish-lojtari i Çelsit ka qenë i dëmtuar në kavilje që prej disa muajsh, kur Kevin Princ Boateng e dëmtoi në finalen e muajit maj në Kupën e Anglisë. Ai nuk luajti as në Kupën e Botës për shkak të këtij dëmtimi. Lojtari 33-vjeçar iu bashkua Leverkusenit pasi u largua nga Premier Liga si lojtar i lirë dhe është kthyer dje në stërvitje me skuadrën e tij të re. “Mikaeli ka qenë mirë dhe ne jemi të kënaqur. Ai ka shumë energji sepse nuk ka luajtur që prej 15 majit”, ka thënë trajneri Jup Hejnkes.

Hamburgu: Holandezi Elia do të qëndrojë
Trajneri i Hamburgut, Armin Veh, ka thënë se sulmuesi holandez Eljero Elia do të qëndrojë në klub edhe pse ka interesim nga klube rivale në Gjermani dhe Itali. Hamburgu ka thënë dje se Volfsburgu dhe Juventusi kanë treguar interesim për lojtarin, që ishte pjesë e përfaqësueses së Holandës në Botëror. Por Veh ka thënë: “Elia do të qëndrojë me ne. Nuk do ta lë të largohet.” Veh ka shtuar se Elia i ka thënë personalisht se dëshiron të qëndrojë te Hamburgu.”

Hatem Ben Arfa nuk largohet nga Marseja
Mes klubit të Marsejës dhe lojtarit Hatem Ben Arfa ka polemika të mëdha, pasi lojtari ka deklaruar se dëshiron të largohet nga klubi, kurse klubi nuk e lejon. Ben Arfa dëshiron të shkojë në Angli te Njukasëll Junajtid dhe i ka thënë drejtuesve të Marsejës që vendimi ishte marrë para se të largohej nga grumbullimi me skuadrën. Presidenti i klubit, Zhan-Klod Dasier, ka deklaruar se Ben Arfa nuk do të largohej askund. “Hatem është pjesë e skuadrës sonë dhe kështu do të jetë”, ka thënë Dasier për gazetarët. “Nuk kemi pasur oferta serioze nga Njukasëlli. Kjo është një situatë e çmendur.”

Lion, dëmtohet mesfushori brazilian Ederson
Olimpiku i Lionit nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Éderson kur të nisë fushatën e Ligës së Kampionëve, sepse braziliani ka pësuar një tërheqje në këmbën e majtë në debutimin e tij me përfaqësuesen braziliane. Lojtari 24-vjeçar u aktivizua si rezervë në minutën e 72-të kundër SHBA-ve, në miqësoren e fituar 2 0 nga Brazili, të martën në Nju Xhersi, por luajti vetëm tre minuta. Lioni ka konfirmuar dëmtimin dhe ish-lojtari i Nisës, që ka luajtur 24 ndeshje në Ligën 1 sezonin që shkoi, do të operohet të hënën. Kohëzgjatja e rekuperimit të tij do të mësohet më vonë.

Argjentinë, Rikelme rinovon me Boka Juniors
Mesfushori organizator Huan Roman Rikelme më në fund ka rinovur edhe për katër sezone me Boka Juniors. Kontrata e re është bërë e njohur që të martën, por vetëm dje është firmosur nga Rikelme. Lojtari 32-vjeçar thuhet se ka shkaktuar polemika të mëdha te klubi argjentinas, pasi drejtuesit e klubit ishin të përçarë, nëse duhet t’i ofronin lojtarit një kontratë katërvjeçare. Por ai që vendosi ishte presidenti i klubit, Horge Ameal. Ameal ka pohuar se Rikelme do të marrë 5 milionë dollarë në katër vjet dhe një përqindje të të ardhurave nga një ndeshje lamtumire, nëse vendos të lërë futbollin.



http://www.sportishqiptar.com.al/marseja-sdo-ta-kemi-te-lehte/

Leave a Comment

%d bloggers like this: