Ligjet mbi web-in, propozim shokues nga policia

Policia mund të kontrollojë cdo gjë që ti bën në internet; faqet   që ti hap, komentet e ndyra apo jo që lë blogjeve, orët e shpenzuara në Farmville. Sot kjo nuk është e mundur dhe policisë i duhet një mandat nga gjykata që të thyej privatësinë tënde, mandat i cili lëshohet vetëm nëse je i ndjekur penalisht. Atëherë nëse një propozim i tillë miratohet, në sytë e ligjit do të shihemi të gjithë si kriminelë.

Por në Danimark policia i ka kërkuar parlamentit të nxjerrë ligje të cilat nuk do të lejojnë më anonimitetin në web.

Propozimi është bërë me qëllimin e luftës ndaj terrorizmit, frika ndaj të cilit po na detyron të heqim dorë nga shumë të drejta. Me këtë propozim policia do të ketë mundësinë të kontrollojë ku gjendesh në rrjet, ku po shkon dhe me kë po komunikon.

“Një propozim i tillë parashikohet të ketë efekte katastrofike mbi privatësinë” – është shprehur Christopher Poole, krijuesi i 4Chan, faqes web e cila është një subkulturë e internetit dhe vendi ku të gjithë mund të postojnë në mënyrë anonime,

(a.h/BalkanWeb)

Leave a Comment

%d bloggers like this: