Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Shengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta por dhe me detyrime të shumta. Tashmë që vendimi është bërë fakt nga ana e ministrave të Brendshëm të BE, gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha sanksionet që kanë shtetasit nëse shkelin rregullat. Parlamenti Europian ka miratuar më 7 tetor raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës Shengen për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.
Rregullat
Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve.
Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).
Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.


Sanksionet
Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Shengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Vetëm 90 ditë
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

Paratë e xhepit
Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendi.

Punësimi
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

A do të ekzistojnë vizat edhe pas liberalizimit të tyre?

Nuk janë të shumtë qytetarët e zakonshëm në Shqipëri që dinë çfarë përmban legjislacioni i vendeve në hapësirën Schengen për hyrjen në këtë hapësirë. Gazmend Turdiu, diplomat karrierë, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme thotë përse ky legjislacion përmban katër lloje vizash, që emërtohen sipas katër shkronjave të para të alfabetit. “Viza A është viza tranzit, aero-portuale, është ajo vizë me anë të së cilës kontrollohet kalimi tranzit, në zonën e aeroportit. Shqiptarët nuk e kanë provuar këtë lloj vize në hapësirën Schengen, por vetëm kur udhëtojnë në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Viza e llojit B është viza tranzit, që vlen për të hyrë nga njëra pikë e kufirit të një vendi të hapësirës Schengen në atë të një vendi tjetër, ku nuk mund të qëndrosh më shumë se 5 ditë. Viza C është viza e qëndrimit afatshkurtër, që i lejon çdo qytetari të hyjë në hapësirën Schengen, të qëndrojë 90 ditë në 180 ditë apo 6 muaj, të cilat mund t’i shpenzojë të gjitha njëherësh ose mund të hyjë një numër të pakufizuar herësh por shuma e të gjitha ditëve të qëndrimit duhet të jetë 90. Kusht i rëndësishëm është që gjatë kësaj periudhe personi nuk ka të drejtë të punojë.” Procedura nacionale nga sejcili vend i hapësirës Schengen
Për këto lloj vizash BE ka legjislacionin përkatës te unifikuar në të gjitha vendet anëtare. Por nga na tjetër sejcili vend gëzon të drejtën për të patur veçoritë e veta kombëtare, lidhur me procedurat e dhënies së vizave afatgjata. “Çdo shtet ka specifikat e veta, që reflekton përmes legjislacionit të tij. Nëse flasim për parime të njëjta në aspektin e përgjithshëm,kur vjen fjala për detaje, aty pastaj është legjidlacioni i secilit vend që vendos,” thotë Gazmend Turdiu. Zyrat konsullore dhe sektori i vizave në ambasadat e vendeve të BE në Tiranë do të vazhdojnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve të Shqipërisë për viza të qëndrimit afatgjatë

3 Comments

  1. Petrit says:

    urime Shqipetareve te tej vuajtur. Kjo eshte nje mrekulli qe erdhi si rezultat i plotesimit te kritereve te paraqitura nga keshilli i Bashkimit Evropian dhe qe u realizua me sukses, megjithese pati si pengese te gjithe klasen e zeze politike qe e quan vehten opozite, por qe ne fakt nuk ishte nje opozite.. por nje kundershtare e betuar kunder popullit te vet dhe gjithe botes Demokratike. Urojme popullin Shqipetare dhe qeverine me te sukseseshme te te gjitha koherave qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Petrit Ferhati.

  2. klea kikino says:

    urime vetem dhe vetem shqipetareve qe e kane merituar kete liberalizim.. jo ne saj te meritave te qeverise … por sepse ishte e drejta e tyre si shtet i europes te fitonte liberalizimin e vizave….. perndryshe nese keto kritetre do te ishin plotesuar aq sakte …. a nuk mendoni se tashme do te na kishin bere pjese edhe e BE????,,,,, urime edhe nje here popullit shqipetar!!! ….

  3. Petrit says:

    Gezuar… nuk do te çuditeszhim me ndonje shkrim qe per liberalizimin e vizave (kontributin me te madh e ka dhen ish udheheqesi i partise Enver Hoxha apo Edvin Rama me greven e shkelqyer duke i paguar dhe i ngopur me te ngrene grevistet) kete ai e beri vetem per te ndihmuar Shqipetaret ne BE.. ashtu si veproje dhe per vendin kandidat te Europes… kunder interesit te gjithe Shqipetareve …… zoti i ruajte mendet te rreshqiturve… nga mendja…Auguri..

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2013 · Subscribe: RSS Twitter · WordPress Theme designed by Theme Junkie