Liberalizimi i vizave:Ja cilat janë penalitetet nëse shkelni rregullat

Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Shengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta por dhe me detyrime të shumta. Vetëm dy muaj para ditës që shqiptarët do të lëvizin pa barriera gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha sanksionet që kanë shtetasit shqiptarë nëse shkelin rregullat. Parlamenti Europian ka miratuar më 7 tetor raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës “Shengen” për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.
Rregullat
Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve.
Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).
Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.
Sanksionet
Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Shengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Vetëm 90 ditë
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

Paratë e xhepit
Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendi.

Punësimi
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Belgjika ofron ndihmë për heqjen e vizave
Belgjika do të mbështesë Shqipërinë si në kuadër të liberalizimit të vizave, ashtu edhe në etapat e tjera të procesit të integrimit evropian”, deklaroi dje zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere. Ky i fundit priti në një takim ministrin e Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, ku kanë diskutuar mbi çështje si forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, nxitja e investimeve belge, ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, liberalizimi i vizave si dhe zhvillimet më të fundit në rajon
Tirana Observer

No Comments

Leave a Comment

%d bloggers like this: