Le Iene Show Italia 1, Kanuni i Lek Dukagjinit ne Shqiperi

Le Iene Show, nje program televiziv i televizionit italian Italia 1,  ne date 25 maj 2011 trasmetoi nje video kronike mbi kanunin e Lek Gukagjinit ne zonat veriore ne Shqiperi.

Kronika ishte e fokusuar mbi nje familje shqiptare te ngujuar, per shkak te gjakmarrjes ndermjet saj dhe nje familjeje tjeter. Gjakmarrje e cila kishte lindur nga nje sherr e siper mes dy personave ne gjendje te dehur e cila edhe pse para 14 vjetesh, edhe sot e kesaj dite mban peng dy familje te tera.

Kronika pati ne qender te vemendjes femijet, kryesisht djemte dhe si ato e shikonin realitetin, te detyruar te qendronin brenda mureve te oborrit te shtepise. Duke u munduar, pa sukses,  te perfundoje kroniken me faljen e gjakrave mes dy familjeve, ky emision (Le Iene Show),  tregoi kete realitet te hidhur dhe trishtues te tyre, por jo vetem,  qe vazhdojne te mbajne gjalle sot e kesaj dite ato tradita te injoraces, qe jo vetem per italianet por per cdo kend do te dukeshin te cuditshme, here here dhe te pabesueshme.

Videon e plote te kronikes do te mund ta shihni ketu

Leave a Comment

%d bloggers like this: