Lajmet e fundit nga ekipet e Kategorise Superiore

Gjirokastër, Dede Do 50 milionë buxhet

Trajneri i Luftëtarit, Nevil dede në një dalje në Skaner Kampionat ka thënë se që skuadra të jetë dinjitoze duhet një buxhet i konsiderueshëm: “Nuk mund të them me shifra konkrete por për të qënë konkurrues në Superiore duhen rreth 40 deri në 60 milionë lekë të reja buxhet. Nëse kjo ndodh Luftëtari do të jetë një skuadër serioze”.

Laçi, klubi dëshiron të rikthejë tifozët

Klubi kurbinas shpreson që sezonin e ardhshëm të ketë më shumë tifozë. Ata sigurisht nuk kanë qënë fajtorë por mos qënien nëpër shkallë në këtë sezon për shkak dhe të dënimit të gjatë. “Sezonin e ardhshëm do të luajmë në fushën tonë, dhe padiksutim që do të përpiqemi që të kemi sa më shumë tifozë. Me tan e mund të kemi rezultate më të larta”, tha një drejtues i klubit.

Shkumbini, a do ta mbajë dot sulmuesin Mustafaj

Klubi i Shkumbinit ka filluar nga bisedat me lojtarët dhe mendohet që shumica e të rinjve të cilët luajtën në këtë kampionat të konfirmohen dhe për vitin e ardhshëm. Peqinasit pretendojnë që lojtarët do jenë “më të rritur” në të gjitha drejtimet dhe kjo do ti ndihmojë ndjeshëm në objektivat e tyre. Ndërkohë nuk dihet ende nëse sulmuesi Mustafaj, me shumë vlera, do të qëndrojë apo jo në klub.

Bylis, punimet mund të rrezikojmë ndeshjet e para

Drejtuesit e Bylisit janë të shqetësuar nëse punimet në stadium do të rrezikojnë apo jo ndeshjet e para të sezonit pasardhës. Fusha e Ballshit do të përfitojë një rikonstruksion të plotë dhe nuk dihet ende nëse do të jetë gati apo për kampionatin e ardhshëm. Gjithsesi në klub kërkojnë që punimet të vijojnë në mënyrë intensive në mënyrë që ekipi të mos penalizohet nga rikonstruksioni.

Kastrioti, nuk dihet ende se kush do jenë donatorët

Klubi i Kastriotit nuk po kalon një fund sezoni të qetë. Lojtarët ankohen që nuk paguar rregullisht ndërkohë që nga ana tjetër drejtuesit e klubit ende nuk kanë të qartë nëse do të jenë konkurrues sezonin e ardhshëm. Të gjithë në Krujë kanë marrë pushimet dhe në harkun e dhjetë ditëve nuk pritet të ketë asnjë zhvillim përsa i përket së ardhmes.

Leave a Comment

%d bloggers like this: