polskaALB Staf


 Age : 23 Anėtarėsuar : 17 Apr 2007 Mesazhe : 2441 Vendndodhja : Varshav / Poloni Puna /hobi : student
 | Titulli: Pėrshkallėzohen tensionet Rusi-Gjeorgji Sat Jul 12, 2008 3:07 pm | |
| Pėrshkallėzohen tensionet Rusi-Gjeorgji Tbilisi tėrheq ambasadorin nga Moska. Erė lufte mes dy vendeve fqinje
Gjeorgjia ka tėrhequr ambasadorin e saj nga Moska, pasi Rusia tha se kishte dėrguar avionėt e saj ushtarakė nė hapėsirėn ajrore tė fqinjit tė saj, pėr tė penguar njė sulm tė mundshėm mbi rajonet separatiste tė Abkhazisė dhe Osetisė Jugore. Rusia pranoi fluturimin e avionėve tė saj nė qiejt gjeorgjianė pak orė pasi Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca Rajs, qė gjendet nė njė vizitė nė Gjeorgji, i kėrkoi Moskės tė ndihmojė nė zbutjen e tensioneve nė rajon, nė vend qė tė kontribuojė pėr shtimin e tyre. Qeveria pro-perėndimore e Gjeorgjisė ėshtė pėrfshirė nė njė konfrontim me Rusinė nė lidhje me dy rajonet separatiste tė Gjeorgjisė, Osetisė Jugore dhe Abkhazisė, qė refuzojnė sundimin e Tbilisit dhe marrin ndėrkohė mbėshtetjen e Moskės. "Ne do tė marrim disa hapa diplomatikė, nė mėnyrė qė tu pėrgjigjemi nė mėnyrėn e duhur veprimeve tė Rusisė. Njė hap i tillė ėshtė edhe ai i tėrheqjes sė ambasadorit tonė nga Rusia, pėr konsultime", tha ministrja e Jashtme gjeorgjiane, Ekaterine Tkeshelashvili. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca Rajs, duke folur nė kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, pas takimit me Presidentin Mikhail Saakashvili, tha se "Rusia duhej tė ishte pjesė e zgjidhjes sė problemit... dhe jo tė kontribuojė pėr pėrkeqėsimin e tij". Ajo mbėshteti ambicien e Gjeorgjisė pėr anėtarėsim nė NATO, por u kėrkoi gjithashtu tė gjitha palėve tė ndalin dhunėn qė po pėrshkallėzohet nė rajonet separatiste, ku tė paktėn gjashtė persona janė vrarė vetėm gjatė kėtij muaji. Rusia ka akuzuar Gjeorgjinė se po orkestron dhunėn, njė akuzė qė Tbilisi e mohon. "Dhuna duhet tė ndalet nga ēdo anė dhe unė ia kam thėnė kėtė edhe Presidentit", tha Rajs nė konferencėn pėr shtyp. Ndėrkohė, pas deklaratave tė sekretares Rajs, ka mbėrritur edhe reagimi i Moskės. Rusia do tė refuzojė ēdo pėrpjekje tė Shteteve tė Bashkuara pėr tė luajtur njė rol mė tė madh nė mosmarrėveshjen me Gjeorgjinė, citonte agjencia e lajmeve "Interfax" njė diplomat rus. "Ne nuk shohim arsye qė dikush tjetėr tė ndėrhyjė nė marrėdhėniet tona", thotė diplomati, duke shtuar se "ne kemi dialog direkt me Gjeorgjinė dhe kontaktet po vazhdojnė". Edhe diplomatėt e Bashkimit Evropian kanė apeluar pėr qetėsi nė rajonet rebele, por thanė se BE-ja nuk dėshiron njė pėrplasje me Moskėn nė lidhje me Gjeorgjinė, imazhi i sė cilės ėshtė dėmtuar disi vitin e shkuar, kur Presidenti Sakashvili nxori nėpėr rrugė policinė pėr tė shpėrndarė protestat e opozitės. Ministri i Jashtėm rus tha ndėrkohė se forcat e tij ajrore ishin detyruar tė vepronin, pasi kishin marrė informacione se forcat gjeorgjiane po pėrgatiteshin pėr njė operacion ushtarak nė Osetinė Jugore. Ai tha: "Pas tė dhėnave tė mbledhura, vendosėm tė ndėrmerrnim kėtė hap qė nė tė njėjtėn kohė na lejoi edhe tė freskonim kokat e nxehta nė Tbilisi dhe tė parandalonim zhvillimet e mėtejshme nė linjat ushtarake". Kjo ishte e para herė nė njė dekadė qė Rusia pranon se forcat e saj ajrore kanė fluturuar mbi territorin gjeorgjian pa leje. Kur Gjeorgjia ėshtė ankuar nė tė shkuarėn pėr shkelje tė ngjashme, Moska gjithnjė e ka mohuar kėtė fakt. Kanali televiziv rus, "Rossija", citonte njė gjeneral-kolonel, Sergei Makarov, komandant i garnizonit ushtarak nė Kaukazin verior, qė thoshte se trupat ruse mund tė vendosen nė rajonet separatiste pėr tu ardhur nė ndihmė paqeruajtėsve qė janė tė vendosur atje. Rusia zyrtarisht nuk njeh asnjė prej qeverive tė rajoneve separatiste, por mban kontakte tė ngushta me to dhe i ka dhėnė pasaporta ruse njė numri tė madh banorėsh tė tyre. Forcat paqeruajtėse ruse janė vendosur nė tė dyja rajonet dhe Gjeorgjia e akuzon Moskėn se po mbėshtet separatistėt. Sipas Gjeorgjisė, Rusia po pėrdor trupat paqeruajtėse si njė koperturė pėr dėrgimin e artilerisė dhe armėve tė tjera tė rėnda nė Abkhazi dhe se ka dėrguar avionėt e zbulimit pa pilotė mbi kėto rajone. Nė fillim tė kėtij viti Moska vendosi lidhje gjysmė-zyrtare me administratat separatiste nė Osetinė Jugore dhe Abkhazi. _________________
 |
|