PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Pėrgjigju temės
 

Xhuveli fut nė Shqipėri mbetjet toksike nga Greqia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2441
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Xhuveli fut nė Shqipėri mbetjet toksike nga Greqia   Fri Jul 18, 2008 8:39 am

Xhuveli fut nė Shqipėri mbetjet toksike nga Greqia

Njė fakt i tillė ėshtė bėrė me dije nga vetė administratori shqiptar i firmės “Etna Polimer” Sh.P.K., Vullnet Haka. Nderkaq zedhenesi i Ministrise se Mjedisit shpjegon se dikasteri i mjedisit nuk ka dhėnė asnjė leje pėr importimin e kėtyre mbetjeve nga Greqia apo ndonjė vend tjetėr.

TIRANE-BILISHT-Plot 350 ton mbetje plastike janė transportuar nga Greqia dhe janė depozituar pėrgjatė njė muaji nė periferi tė qytezės sė Bilishtit, nė rrethin e Devollit. Njė fakt i tillė ėshtė bėrė me dije nga vetė administratori shqiptar i firmės “Etna Polimer” Sh.P.K., Vullnet Haka. Ndėrsa Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave ka disa ditė qė rreket tė “zbulojė”, nėse firma nė fjalė i ka siguruar mbetjet plastike vetėm brenda territorit shqiptar, ashtu siē ėshtė parashikuar nė licencėn e dhėnė prej saj, administratori shqiptar nuk i ka “harxhuar” shumė kohė kėtij institucioni, por ka sqaruar publikisht aktivitetin e kėsaj firme. Haka dje ka deklaruar pėr “Gazeta Shqiptare”, se gjithēka ėshtė kryer konform tė gjitha ligjeve dhe se investimi pėr riciklimin e mbetjeve plastike ėshtė njė gjė shumė pozitive, jo vetėm Shqipėrinė, por pėr gjithė rajonin e Ballkanit. Sipas tij, vetėm faza e parė e projektit kap vlerėn e 3 milionė eurove. Madje, Vullnet Haka thotė se ka marrė lejet pėrkatėse nga Ministria e Mjedisit si dhe nga Bashkia e Devollit. Nga ana tjetėr, tri ditė mė parė zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Tom Therēaj u shpreh pėr Gazetėn, se firma ėshtė e licencuar pėr grumbullimin e riciklimin e mbetjeve tė plasmasit tė siguruara vetėm brenda territorit tė vendit tonė. Sipas Therēajt, ministria nuk ka dhėnė asnjė leje pėr importimin e kėtyre mbetjeve nga Greqia apo ndonjė vend tjetėr. Gjithashtu, pak ditė mė parė, kryebashkiaku Valter Miza pohoi se i ka lėnė vetėm 5 ditė afat firmės pėr largimin e mbetjeve plastike. Pavarėsisht mospėrputhjes nė deklarata, administratori i firmės “Etna Polimer”, sqaron se tonelatat e mbetjeve plastike qė kanė ardhur nga Greqia, gjatė kohėve do tė riciklohen dhe garanton se nuk do tė ketė djegie tė tyre. Ndėrkaq, mėsohet se firma ka marrė leje qė tė ngrejė impiantin nė superstradėn Korēė-Kapshticė, nė afėrsi tė fshatit Tren. Por grumbullimi i mbetjeve plastike ėshtė bėrė nė periferi tė qytezės sė Bilishtit, shumė pranė zonės sė banuar. Nė lidhje me kėtė “detaj” tė vogėl, administratori Haka tregon para opinionit publik se mbetjet plastike janė grumbulluar tek lagjja pranė ish-SMT-sė sė Bilishtit, vetėm pėrkohėsisht. “Ky ėshtė njė investim shumė serioz, me njė impakt pozitiv jo vetėm pėr zonėn. Banorėt nuk kanė pse tė shqetėsohen, pasi kėto mbetje nuk kanė asnjė impakt negativ nė ambient. Malli ka ardhur nga Greqia, dhe janė pėrafėrsisht rreth 350 ton, nėpėrmjet doganės sė Kapshticės, ndėrsa janė marrė tė gjitha lejet pėrkatėse”, - thotė Vullnet Haka. Po sipas tij, firma “Etna Polimer” ka katėr aksionerė nga Greqia dhe Turqia (mesa duket, ministria qė kryesohet nga Xhuveli ende nuk e di kėtė fakt), ndėrsa ai ėshtė aksioneri i vetėm shqiptar. Por me gjithė sqarimet e dhėna nga Haka, banorėt e Bilishtit shprehen se nuk po durojnė dot erėn e keqe dhe se mbetjet plastike rrezikojnė jetėn e tyre. Ata kėrcėnojnė se do tė vazhdojnė protestat, nėse firma nuk largon nga qyteza tonelatat me mbetjet e rrezikshme.


_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Xhuveli fut nė Shqipėri mbetjet toksike nga Greqia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Lajme dhe aktualitete-
Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com