PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Pėrgjigju temės
 

Prifti, anėtar i bandės sė krimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2441
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: Prifti, anėtar i bandės sė krimit   Sun Jul 20, 2008 12:12 pm

Prifti, anėtar i bandės sė krimit
Nė pranga edhe tre policė tė Kapshticės. Hetimet shtrihen nė Greqi




Mjekra e gjatė dhe rroba e zezė nuk tregojnė domosdoshmėrisht njė njeri qė jeton sipas parimeve tė Ungjillit tė Shenjtė. Prokurorėt e Fierit dhe ekspertėt e policisė u bindėn pėr kėtė dje, kur vunė nė pranga pėr dy vepra penale priftin e fshatit Karavasta tė Lushnjės.

Mikail Shuli, 45 vjeē, ėshtė shoqėruar pėr nė polici e mė pas arrestuar nė akuzėn e "korrupsionit pasiv" dhe "dhėnies sė ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit". Lajmi bėhet i ditur nga nėndrejtori i Policisė sė Qarkut tė Fierit, Artan Cuku, i cili nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqip" ka pohuar se "operacioni pėr arrestimin e Mikail Shulit ėshtė drejtuar nga zyra e luftės kundėr korrupsionit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, mbėshtetur edhe nga policia e Fierit".

Sipas nėndrejtorit, Artan Cuku mėsohet se mėngjesin e sė shtunės nga Drejtoria e Pėrgjithshme e policisė ėshtė kėrkuar qė tė shoqėrohet e tė pyetet prifti ortodoks, Mikail Shuli. Uniformat e policisė sė Lushnjės, si dhe agjentė tė zyrės sė trafikut tė qenieve njerėzore nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit i janė drejtuar fshatit Karavasta tė Komunės Rremas nė rrethin e Lushnjės ku dhe kanė bėrė tė mundur prangosjen e 45-vjeēarit.

Ky i fundit nuk ka bėrė rezistencė, ndėrkohė qė mėsohet tė ketė thėnė pėr uniformat blu se gjithēka ėshtė njė keqkuptim, pasi ai ėshtė njė njeri i perėndisė. Por pasi ėshtė mbajtur pėr pak orė nė mjediset e Komisariatit tė Policisė sė Lushnjės si i shoqėruar, Mikail Shuli ėshtė dėrguar nė pranga pėr nė Tiranė, ku sipas policisė, sė bashku me bashkėpunėtorėt e tjerė tė arrestuar ai do tė hetohet.

Burimet zyrtare nga Komisariati i Lushnjės bėjnė tė ditur pėr gazetėn "Shqip" se po hetohet edhe pėr vepra penale tė tjera, tė cilat dyshohen se janė kryer nga prifti i Rremasit.

Sipas burimeve nga policia e Lushnjės, e cila ėshtė pėrfshirė nė operacionin e plotėsimit tė dosjes me dėshmi e fakte, mėsohet se prifti nėn pozicionin qė gėzonte, arrinte tė siguronte persona, tė cilėt donin tė kalonin kufirin nė mėnyrė tė paligjshme.

Mė pas, prifti i drejtonte klientėt e tij te grupi kriminal ku dhe bėnte pjesė pėr tė marrė kundrejt kėtij shėrbimi njė pjesė tė parave qė paguheshin pėr kalimin e kufirit.

Burimet policore tė Lushnjės tregojnė pėr "Shqip" se prifti kishte gjetur edhe banorė nga zona e tij pėr tė dėrguar nė emigrim. Veēanėrisht ai gjurmonte adoleshentėt, tė cilėt rridhnin nga familje tė varfra.

"Po sigurohen dėshmitė e familjarėve tė larguar pas ndihmės qė kanė marrė nga prifti", thanė pėr "Shqip" burimet policore. Policia bėn tė ditur se pozicioni i priftit i ka dhėnė mundėsi Shulit qė t‘i siguronte me lehtė klientėt. Konfirmohet se ka pasur shumė persona nga zona e Rremasit, Divjakės e Lushnjės, tė cilėt kanė emigruar ilegalisht nė Greqi me ndihmėn e priftit. Ndėrkohė, policia deklaron se falė pozicionit qė mbante, prifti i Rremasit, Mikail Shuli, arrinte t‘i kalonte kėta tė rinj matanė kufirit sikur ata tė ishin punonjės tė kishės.


Portreti


At Mikaili, njeri i respektuar nga fshatarėt dhe kolegėt


At Mikail Shuli ėshtė emėruar prift nė kishėn ortodokse tė fshatit Rremas qysh nga viti 1998. Pas pėrfundimit tė shkollės tetėveēare nė fshatin Karavasta, Shuli vijon arsimin e mesėm nė rrethin e Lushnjės dhe nė vitet 1990 vazhdon shkollėn pėr teologji nė Durrės. Emėrimi i tij ėshtė bėrė nga peshkopata e Beratit dhe nga kryepeshkopata nė Tiranė. Banorėt e fshatit Karavasta ku ai shėrbente, asnjėherė nuk kanė pasur ankesa pėr kreun e kishės sė tyre. Nė fshat, prifti njihej si njeri me karakter dhe gėzonte respekt. Edhe priftėrinjtė e tjerė tė rrethit tė Lushnjės dhe tė Fierit janė shprehur mjaft tė befasuar nga arrestimi i kolegut tė tyre. Ata kanė thėnė se "nėse arrestimi i priftit nga policia ka qenė pėr shkak tė njė keqkuptimi, atėherė do tė ketė mjaft reagime nga Kisha Ortodokse shqiptare". Ky reagim nė mbėshtetje tė priftit tė arrestuar ka ardhur me anėn e njė komunikate pėr mediat qė ėshtė firmosur nga njė numėr i madh priftėrinjsh kryesisht nga rrethi i Lushnjės.




Hetimet


Tre punonjėsit me uniformė tė Kapshticės akuzohen se siguronin lehtėsi pėr grupin kriminal


Policėt koordinonin turnet pėr ta pasur "Korridorin e lirė"



Operacioni "Korridori i lirė" ka goditur rėndė stafin e policisė sė kufirit nė Kapshticė. Tre punonjės tė policisė kufitare qė kryenin shėrbime nė tre turne tė ndryshme nė kėtė pikė tė kalimit kufitar janė arrestuar dje tė akuzuar si tė pėrfshirė nė njė rrjet trafikantėsh qė funksiononte si linjė e paligjshme nė zonėn e Korēės dhe Devollit. Policėt e arrestuar janė Ismet Rroqi, me detyrė pėrgjegjės turni dhe kontrollorėt Sefer Ēollaku dhe Rajmond Duro. Tre punonjėsit e policisė janė vėnė nė pranga gjatė operacionit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, sektorit tė krimeve tė organizuara dhe strukturave tė SHKB-sė, ndėrsa nė dispozicion tė shkatėrrimit tė kėtij rrjeti, qė sipas tė dhėnave funksiononte si grup kriminal, janė vėnė edhe mjetet dhe forca tė policisė rajonale. Burime tė mirinformuara pranė policisė sė Korēės kanė bėrė tė ditur se tė tre punonjėsit e policisė, kryenin shėrbime nė turne tė ndryshme duke qenė gjatė 24 orėve nė kufi nė tė tri turnet, pėr tė favorizuar kalimet e paligjshme mes tė cilave edhe tė personave me dokumente tė falsifikuara qė fabrikoheshin nė Korēė. Gjatė kėtij operacioni tė koduar "Korridori i lirė", janė arrestuar edhe 10 persona civilė, mes tė cilėve njė prift nga Lushnja, tė cilėt dyshohet se janė pjesė e njė rrjeti qė merrej me kalimin e klandestinėve, ndėrsa policėt shėrbenin pėr favorizimin e tė gjitha lėvizjeve duke marrė pėrsipėr dhe siguruar edhe kalimin e shtetasve qė jepnin para pėr tė ikur nė drejtim tė shtetit grek. Grupi kriminal ka pasur nė pėrbėrje tė tij transportues grumbullues tė klandestinėve, policė, falsifikatorė, udhėrrėfyes etj. Sipas tė dhėnave nga burimet konfidenciale kanė qenė dy shtetas nga Korēa qė bėnin edhe falsifikimin e dokumenteve, tė tjerėt ishin tė angazhuar si shoferė dhe udhėrrėfyes ose pilotė, dy shtetas nga Fieri dhe Lushnja siguronin grumbullimin dhe gjetjen e klientėve, ndėrsa policėt e kufirit favorizonin trafikun nė kufi kundrejt njė pagese. Pėr kėtė tė fundit, ndaj tyre ėshtė ngritur akuza e korrupsionit pasiv, ndėrsa pėr shkak tė implikimit nė rrjet ndaj tre punonjėsve tė policisė kufitare ka edhe dy akuza tė tjera tė rėnda pėr favorizim tė trafiqeve dhe pėr shpėrdorim tė detyrės. Agjentė tė Drejtorisė sė Krimeve tė Rėnda kanė vepruar nė fshehtėsi pėr tė arrestuar nė flagrancė gjatė natės tre punonjėsit e policisė, si dhe 6 shtetas tė tjerė nga Korēa dhe katėr nga rrethet e tjera tė vendit qė kishin ngritur kėtė skemė tė funksionimit tė kalimit tė klandestinėve pėr nė Greqi kundrejt fitimit monetar, qė varionte nga 1000-4000 euro pėr ēdo shtetas tė interesuar pėr tė kaluar nė mėnyrė ilegale pėrtej kufirit.

Dhjetė persona janė arrestuar gjatė njė operacioni tė realizuar nga tre sektorė tė policisė, pasi akuzohen pėr trafik klandestinėsh. Mes tė arrestuarve janė edhe tre policė, tė cilėt shėrbenin nė pikėn e kalimit kufitar tė Kapshticės. Gjithashtu, policia tha se bashkė me kėta persona ndodhet i arrestuar edhe njė prift. Tė arrestuarit dyshohen se nė formėn e grupit kriminal kanė kaluar me dhjetėra klandestinė drejt Greqisė, e mė pas edhe drejt Italisė. Burimet zyrtare tė Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se dje, rreth orės 13.00, Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, nė bashkėpunim me Drejtorinė Kundėr Krimit Financiar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dhe nė bashkėpunim me Drejtoritė e Policisė tė Qarqeve Tiranė, Korēė, Fier dhe Vlorė, pėrfunduan me sukses operacionin e koduar "Korridor i lirė", pėr kapjen dhe arrestimin e dhjetė personave. Veē policėve, burimet nga grupi hetimor thanė se ndalimi i shtatė personave tė tjerė u bė mbi bazėn e urdhrave tė ndalimit tė Prokurorisė Task-Forcė pėr veprat penale tė "korrupsionit pasiv nga punonjės qė ushtrojnė funksione publike", "dhėnie ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit me qėllim pėrfitimi", "falsifikim i pasaportave, vizave formularėve", "falsifikim i vulave, i stampave, ose formularėve" dhe "prodhim i mjeteve pėr falsifikim dokumentesh". Mė tej, policia sqaroi se gjithashtu ėshtė bėrė edhe ndalimi i tre punonjėsve tė policisė nė pikėn e kalimit kufitar nė Kapshticė dhe konkretisht nė pranga kanė pėrfunduar Ismet Rroqi, 29 vjeē, me detyrė pėrgjegjės turni nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė, Sefer Ēollaku, 50 vjeē, me detyrė kontrollor nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė dhe Rajmondi Duro, 40 vjeē, me detyrė kontrollor nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė. Nga hetimet disamujore, nėn drejtimin e Prokurorisė Task-Forcė tė Krimit Financiar dhe Korrupsionit, duke pėrdorur metodat speciale tė hetimit, ka rezultuar se ky grup funksiononte pėr njė periudhė tė gjatė kohe si njė rrjet i mirorganizuar pėr kalimet e shtetasve shqiptarė nga Shqipėria nė Greqi dhe mė pas nė Itali. Aktualisht, ėshtė bėrė i mundur dokumentimi i veprimtarisė kriminale, qė kėta persona, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dhe me punonjės tė policisė tė pikės sė kontrollit tė kalimit kufitar nė Kapshticė, realizonin kalimin nė mėnyrė tė paligjshme tė shtetasve tė ndryshėm nga territori i Republikės sė Shqipėrisė pėr nė territorin grek, ku pėrfitimet nga ky aktivitet shkonin deri nė 2 mijė euro pėr ēdo person. Gjatė kryerjes sė kėtij aktiviteti, personat e arrestuar falsifikonin dokumente tė ndryshme, si pasaporta, viza, certifikata, leje qėndrimi e ēdo lloj dokumenti tjetėr qė u nevojiteshin. Gjatė kontrollit tė banesave tė personave tė mėsipėrm, u gjetėn dokumente shkresore, qė vėrtetojnė plotėsisht aktivitetin e tyre kriminal, si pasaporta, kompjuterė, certifikata personale dhe familjare nė emėr tė personave tė ndryshėm, fotografi e dokumente tė tjera tė falsifikuara. Gjithashtu, janė sekuestruar 6 automjete qė pėrdoreshin nga kėta persona pėr kontrabandimin e shtetasve tė ndryshėm jashtė territorit shqiptar, 20 pasaporta, 12 celularė etj. Vazhdon hetimi pėr zbardhjen e plotė tė kėtij trafiku.



Hetimi


Policia dyshon se nė kėtė rrjet

janė pėrfshirė edhe policė grekė


Nga hetimet e policisė shqiptare pėr grupin qė merrej me trafikimin e klandestinėve ka rezultuar se nė kėtė aktivitet kriminal janė pėrfshirė edhe punonjės tė policisė greke. Sipas tė dhėnave hetimore, dyshohet se rrjeti i shqiptarėve paguante para edhe te punonjėsit e policisė greke pėr tė kaluar klandestinėt, tė cilėt mė vonė transportoheshin drejt Italisė. Ky trafik kryhej nė turne tė veēanta, kur punonjėsit e policisė, tashmė tė arrestuar, kishin shėrbimin e tyre. Ndėrkaq, policia ka treguar se gjatė operacionit janė shoqėruar disa persona tė tjerė, tė cilėt mė pas janė lėnė sėrish tė lirė. Veē kėsaj, policia shqiptare ka pėrgatitur njė kėrkesė bashkėpunimi, qė ia ka drejtuar policisė greke, nė lidhje me zbulimin e gjithė personave tė pėrfshirė nė kėtė rrjet kriminal. Policia tha se brenda njė kohe tė shkurtėr kjo shkresė do i dėrgohet palės greke, ku priten edhe arrestime tė tjera. Fillimisht, policia i nisi hetimet pėr kėtė grup nga deponimet e mbledhura prej emigrantėve tė arrestuar nė Greqi dhe Itali.


Tė arrestuarit


Ismet Rroqi, 29 vjeē, me detyrė pėrgjegjės turni nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė

Sefer Ēollaku, 50 vjeē, me detyrė kontrollor nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė

Rajmondi Duro, 40 vjeē, me detyrė kontrollor nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė

Leonard Belortaja, 32 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė, me arsim tė mesėm, me punė shofer

Artur Likollari, 42 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė, me arsim tė mesėm, me punė shofer

Altin Qatipi, 30 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė, me arsim 8-vjeēar, me punė shofer

Edmond Tollkuēi, 35 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė, me arsim 8- vjeēar

Manol Xhamia, 48 vjeē, lindur dhe banues nė Bilisht, me arsim 8- vjeēar, me punė shofer

Ilir Ēipi, 38 vjeē, lindur dhe banues nė Korēė, me arsim tė mesėm, me punė nė sektorin privat

Mihal Shuli, 47 vjeē, lindur dhe banues nė Lushnjė, me arsim tė lartė, prifti i fshatit nė Karavasta
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
armandgodelli
Anetar i ri
Anetar i ri


Gender:Male
Anėtarėsuar : 11 Aug 2008
Mesazhe : 17
Vendndodhja : romani
Puna /hobi : kasap

MesazhTitulli: Re: Prifti, anėtar i bandės sė krimit   Mon Aug 11, 2008 8:05 pm

booooooooobohhhhhhhh
e kishte mir enver hoxha me priftat,,,,,, affraid Arrow
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prifti, anėtar i bandės sė krimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Lajme dhe aktualitete-
Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com