PortaliForumiGalleryRegjistrohuIdentifikohuPytėsoriKėrko
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

“Titullin kampion nuk e diskutonim”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
polskaALB
Staf
Staf


Gender:Male
Age : 23
Anėtarėsuar : 17 Apr 2007
Mesazhe : 2441
Vendndodhja : Varshav / Poloni
Puna /hobi : student

MesazhTitulli: “Titullin kampion nuk e diskutonim”   Tue Jul 29, 2008 10:34 am

Trajneri i medalistit, Daniel Godelli, entuziast pas Evropianit

“Titullin kampion nuk e diskutonim”

Ali Lundraxhiu: “Gara pati rivalitet shumė tė madh”

Sportisti nga Peqini,Daniel Godelli dominoi totalisht nė Kampionatin e 11-tė Evropian tė Peshėngritjes pėr U-17 qė u zhvillua nė Amiens tė
Francės. Nė peshėn 62 kg,peshėngritėsi Godelli arriti me shumė meritė nė podiumin e fituesve. Shtangisti i drejtuar nga trajneri Ali Lundraxhiu nuk e pati aspak tė vėshtirė tė bėnte ‘tris’ tė artė nė pedanėn evropiane tė Francės. Pak orė nga kthimi nė Shqipėri, tekniku Lundraxhiu u shpreh se ishim shumė tė sigurt edhe para garės se Godelli do tė shpallej kampion Evrope.
Si ndihet trajneri Lundraxhiu pas suksesit tė sportistit tuaj?

Pėrpara kėtij evenimenti sportisti Godelli arriti tė ngrejė nė palestėr mė shumė se sa arriti nė Amiens, 123 kg dhe 160 kg. Nė fakt prisnim pak mė shumė, por prezenca e dy konkurrentėve turq, tė cilėt ishin shumė tė fortė na trembi deri diku. Kur njėri prej tyre ngriti nė provėn e parė 115 kg, ne ishim tė detyruar qė provėn e dytė ta nisnim me 116 kg nė mėnyrė qė ta mundnim. Njėkohėsisht bashkėkombėsi i tij hyri nė garė me 117 kg dhe ne na duhej tė garonim me 118 kg. Meqenėse me 118 kg ishim tė sigurt pėr medalje, gjithashtu edhe presidenti kėmbėnguli duke na thėnė se duam
medalje dhe vetėm medalje,atėherė ne vendosėm ta mbyllnim konkurrimin me 118 kg,duke siguruar kėshtu vendin e parė me 1 kg mė tepėr se vend i dytė. Nė Amiens pati njė pjesėmarrje tė konsiderueshme.Sportistėt tanė duhej tė konkurronin me sportistė armenė, turq, rusė, tė cilėt ishin me tė vėrtetė shumė tė fortė. Duhet theksuar se ky rezultat ka qenė mė i mirė se sa ai i vjetshmi, 110 kg me 140 kg, ndėrkohė qė kėtė herė Godelli fiksoi shifrat 118 kg me 145 kg. Tentativa e rekordit ishte e mundshme nga ana jonė, por tė mos
E kishit parashikuar se mund tė ktheheshit me 3 medalje?

Gara u zhvillua ashtu siē e prisnim edhe ne, pra me shumė rivalitet, ndėrkohė qė edhe ne hymė nė konkurrim me shumė siguri. Dhe kjo na ndihmoi jashtė mase. Edhe pėrpara nisjes pėr nė kėtė kompeticion tė rėndėsishėm,ne e pohuam disa herė se do tė ngjiteshim nė pedanė evropiane vetėm pėr titullin kampion. Ne ishim tė sigurt se do tė shpalleshim kampion, ēka u bė realitet nė fund tė saj.
Ēfarė parashikon pėr mė tej kampioni Godelli?
Nė fakt mirė ėshtė qė tė mos flasim para kohe,megjithėse Daniel Godelli me rezultatet qė ka sot pėr sot e them me bindje se pėr kėtė moshė ato janė shumė mė tė mira se sa tė Gerti Trashės dhe Erkand Qerimaj. Gjatė kėsaj kohe sport i peshėngritjes po ecėn shumė pėrpara dhe synimet e Danielit janė edhe pėr mė lart. Njė meritė pėr kėtė arritje tė madhe tė peshėngritėsit tonė pati Federata Shqiptare e Peshėngritjes,e cila insistoi jashtė
mase qė ne tė mos mungonim nė kėtė kampionat. Gjithashtu,njė meritė tė jashtėzakonshme pati edhe Bashkia e qytetit tė Peqinit. Ndėrkohė mund tė tregoj edhe njė detaj tė veēantė. Nė ceremoninė e ndarjes sė medaljeve, kur ambasadori ynė nė Francė,Ylljet Aliēka mėsoi se shtangisti Godelli ishte nga Peqini ai tha se ėshtė e paimagjinueshme sesi njė peqinas arrin tė ngrejė flamurin shqiptar nė mes tė Parisit.

Si do tė prezantohet skuadra e Peqinit sezonin e ardhshėm?

Vitin tjetėr Peqini mund tė marrė pjesė me dy pesha, me grupmoshėn e tė rinjve dhe pionierėve. Me tė rinjtė do tė jetė i sigurt kampioni i Evropės Daniel Godelli, por nuk pėrjashtohet edhe sportisti tjetėr Mahir Mezini. Ky i fundit ėshtė njė shtangist me tė ardhme dhe shumė premtues. Madje, ka shanse pėr tė hyrė nė zonėn e medaljeve nė kampionatin evropian qė do tė zhvillohet nė qytetin e Durrėsit.Mė duhet tė pėrmend edhe Zylyf Zylyfin, i cili ėshtė gjithashtu, njė peshėngritės me shumė perspektivė.



“Godelli nderoi flamurin dhe Peqinin”

Pasditja e sė dielės ka qenė e veēantė pėr shtangėn shqiptare, por edhe pėr qytetin e Peqinit. Nė aeroportin “Nėnė Tereza” kishin dalė shumė personalitete pėr tė pritur kampionin e ri tė Evropės pėr U- 17, Donald Godelli. Peshėngritėsi, i cili garoi nė peshėn 62 kg arriti tė marrė 3 medalje ari nė 2 stilet shtyje dhe shkėputje, njėherėsh edhe nė dygarėsh. Nė kėtė pritje, pėrveē drejtuesve tė Federatės ishin prezentė deputeti i zonės Dashnor Sula, kryetari i bashkisė, Ilir Rrusha, por edhe presidenti i klubit sportiv Shkumbini Xhavit Ismaili. Nė qytetin e Peqinit atmosfera ka qenė mėse e ngrohtė deri nė pasdite kur sportisti ka zbritur nė qytetin e tij tė lindjes. Sportisti Godelli ėshtė sportisti i dytė peqinas dhe shtangisti i dytė i kėtij ekipi qė arrin tė fitojė 3 medalje ari nė njė Evropian ku mė parė njė kėnaqėsi tė tillė e ka arritur edhe kampioni Andi Tufa. Pas pritjes sė rezervuar, kryebashkiaku Rrusha u shpreh pėr sportistin nė fjalė: “Danieli ėshtė njė djalė me zell tė madh pėr sportin qė ai pėrfaqėson. Ai me rezultatin e arritur ka nderuar flamurin shqiptar, por edhe qytetin e vogėl tė Peqinit qė nė mėnyrė tė vazhdueshme ka nxjerrė sportistė shumė cilėsorė nė kėtė sport. Mendoj qė njė lojtar i tillė do tė nderojė shtangėn shqiptare nė kompeticione edhe mė tė rėndėsishme”.

Nga PanoramaSport
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“Titullin kampion nuk e diskutonim”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peqini Online :: Lajme dhe aktualitete-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
  Powerd by phpBB.com © www.peqini.com