
Koalicioni i djathte, "Aleanca per Ndryshim" rezultoi fituese nga numerimi i votave deri ne oret e para te dites se sotme. Sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Aleanca per Ndryshim kryeson listen e rezultateve te numerimit te votave me 46.74%. Me pas vjen koalicioni Bashkimi per ndryshim i kryesuar nga Partia Socialiste me 45.46% te votave te marra. I treti ne liste vjen Koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim e kryesuar nga Ilir Meta me 5.63% te votave dhe koalicioni i fundit Poli i Lirise vetem 1.81% te votave. Keto te dhena te bera zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dhane nga rreth 4600 qendra votimi te numeruara nga 4753 qendra ne votimi ne total. Kutite e qendrave te mbetura te votimit do te vijojne numerimin diten e sotme, per shkak te pengesave dhe problemeve te hasura gjate numerimit si dhe bllokimeve te shumta. Me problematik u shenua komuna Bushat ne qarkun e Shkodres, ne te cilen u bllokua procesi i numerimit ne mesnate, duke penguar shpalljen e rezultatit te votimeve ne kete zone. Nderkohe te perkthyera ne perqindje, rezultatet zyrtare te dhena nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin me epersi te lehte ne kryeqytetin e vendit, Partine Socialiste me 42.88%, ndaj Partise Demokratike me 42.18%. Nga te dhenat, ne Tirane, mori nje mandat dhe LSI me 4.73% te votave. Ndersa per sa i perket Durresi, PD kryeson me 45.54%, PS 37.13% dhe LSI me 7.28. Demokratet rezultojne fitues edhe ne Diber me 48.79%, PS 30.39% dhe LSI 5.49%. Fituese selia blu eshte edhe ne Shkoder me 49.05% ndaj PS me 29.72%. Po keshtu edhe ne Kukes me 58.51% ndaj 19.86% te PS-se. Epersi demokratet kane dhe ne qarkun e Lezhes, ku PD ka marre aktualisht 43.46% te votave dhe PS 30.03%. Socialistet kryesojne listat ne perqindje ne qarkun e Fierit me 48.08% ndaj Partise Demokratike me 31.83% dhe e treta ne liste eshte LSI me 5.91%. Epersi te lehte, socialistet kane edhe ne qarkun e Korces, ku diferenca me seline blu eshte me e ulet se 1 per qind. PS ne Korce ka marre 43.68% te votave, PD 42.05% dhe LSI me 3.44%. Po keshtu selia roze kryeson dhe ne qarkun e Elbasanit me 44.16%, PD me 36.89% dhe LSI 4.54%. Numerimi i votave ne qendrat e mbetura te votimit do te vijoje edhe diten e sotme.
Procesi
Dy dite pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike kryeson serish listen si koalicion me 46.74% te votave, perkundrejt nga 45.46% te koalicionit te se majtes.
Rezultatet per koalicionet ne 12 qarqet e vendit
46.74% Aleanca per ndryshim
45.46% Bashkimi per ndryshim
5.63% Aleanca Socialiste per Integrim
1.81% Poli i Lirise
Tirane
42.88% PS
42.18% PD
4.73% LSI
Fier
48.08% PS
31.83% PD
5.91% LSI
Durres
45.54% PD
37.13% PS
7.28 LSI
Elbasan
44.16% PS
36.89% PD
4.54% LSI
Berat
48.27% PS
26.78% PD
10.85% LSI
Korce
43.68% PS
42.05% PD
3.44% LSI
Vlore
44.60% PS
28.53% PD
5.72% LSI
4.65% PDI
Diber
48.79% PD
30.39% PS
5.49% LSI
Gjirokaster
46.19% PS
35.60% PD
4.98% PBDNJ
Lezhe
43.46% PD
30.03% PS
Shkoder
49.05% PD
29.72% PS
Kukes
58.51% PD
19.86% PS
Rozeta Rapushi
E Merkure, 01 Korrik 2009
Kohajone
_________________
