Ne hedhjen e shortit me date 30 gusht 2011 ne Brazil pe paraeliminatoret e kupes se botes Brazil 2014 u njohen dhe pese kundershtaret ne grupin e Shqiperise, ato jane: Norvegji, Slloveni, Zvicra, Islanda, Qipro

NORVEGJI

Renditja FIFA: 12

Yjet: John Arne Rise (Fulham)

Xhon Kerju (Stok Siti)

Morten Pedersen (Bllekbën)

Luan në: “Ulleval Stadium” (35 495 vende), Oslo

Arritja më e madhe historike: Botëror, raundi i dytë (Francë 1998)

Pjesëmarrje në Botëror: 3

Pjesëmarrje në Europian: 1

Përballjet zyrtare

14.10.1998 Norvegji-Shqipëri 2-2

Rekdal 81’, Berg 86’/Bushi 37’, Tare 52’

05.06.1999 Shqipëri-Norvegji 1-2

Tare 16’/Iversen 3’, Flo 83’

Reagimet për shortin (Gazeta Nationen): “Një short shumë i mirë për kombëtaren tonë, e cila si kokë grupi, shmang një skuadër të dytë më të fortë, siç mund të kishte qenë Franca. Duket se Zvicra do të jetë rivali me të cilin do të diskutojmë për vendin e parë në grup”.

SLLOVENI

Renditja FIFA: 22

Yjet: Samir Handanoviç (Udineze)

Josip Iliçiç (Palermo)

Milivoje Novakoviç (Këln)

Luan në: “Stadion Ljudski” (12 994), Ljubjanë

Arritja më e madhe historike: Kualifikimi në grupet e Botërorit (2002 dhe 2010)

Pjesëmarrje në Botëror: 2

Pjesëmarrje në Europian: 1

Përballjet zyrtare

24.03.2007 Shqipëri-Slloveni 0-0

13.10.2007 Slloveni-Shqipëri 0-0

05.06.1999 Shqipëri-Slloveni 0-1

/Zahoviç 26’(p)

18.08.1999 Slloveni-Shqipëri 2-0

Zahoviç 49’, Osterc 80’

Reagimet për shortin (Gazeta Ekipa): “Rruga drejt Botërorit të Brazilit është e hapur për kombëtaren tonë. Short mjaft i favorshëm, i cili na shmang nga përballjet e pamundura. Zvicra dhe Norvegjia janë rivalët tanë kryesorë, por tre “të voglat” janë të sikletshme”.

ZVICËR

Renditja FIFA: 29

Yjet: Gokhan Inler (Napoli)

Blerim Xhemaili (Napoli)

Valon Behrami (Fiorentina)

Luan në: “Stade de Geneve” (30 084), Gjenevë ose “St.Jakob Park” (38 512), Bazel

Arritja më e madhe historike: Çerekfinale Botërori (Brazil 1950)

Pjesënarrje në Botëror: 9

Pjesëmarrje në Europian: 3

Reagimi për shortin (Gazeta Berner Rundshau): “Shorti tregohet bujar me kombëtaren tonë, e cila luan në një grup të ekuilibruar, por pa ekipe që mund të na frikësojnë. Kombëtarja ka shanse reale për t’u kualifikuar, por diferencën do t’a bëjnë me siguri ndeshjet jashtë shtëpie”.

Përballje zyrtare

12.10.2002 Shqipëri-Zvicër 1-1

Murati 79’/Jakin 37’

11.06.2003 Zvicër-Shqipëri 3-2

Has 10’, Frei 32’, Kabanas 71’/Lala 22’, Skela 86’(p)

1965 Zvicër-Shqipëri 1-0

1965 Shqipëri-Zvicër 0-2

QIPRO

Renditja FIFA: 91

Yjet: Kostandinos Haralambides (Apoel Nikozia)

Ionis Okas (Anorthosis Famagusta)

Mihalis Konstandinu (Omonia)

Luan në: “Antonis Papadoupulos Stadion”, (11 930), Larnaka

Arritja më e madhe historike: Vendi i parafundit në grupet kualifikuese

Pjesëmarrje në Botëror: 0

Pjesëmarrje në Europian: 0

Reagime për shortin (Faqja Sportnetcy): “Një short i keq dhe i mirë njëkohësisht. Një short i keq, sepse nuk ka ekipe të dobëta dhe vendi i parafundit nuk është i sigurt. Një short i mirë sepse nëse duam të hedhim hapin e madh përpara, për një vend të tretë ose të katërt, ky është grupi ideal”.

ISLANDË

Renditja FIFA: 122

Yjet: Herman Hreidarson (Portsmuth)

Gulfi Sigurdson (Hofenhaim)

Hreidar Helguson (QPR)

Luan në ”Laugardalsvollur Stadion” (9 800), Rejkjavik

Arritja më e madhe historike: Vendi i tretë në një grup kualifikues (Euro 2004)|

Phesëmarrje në Botëror: 0

Pjesëmarrje në Europian: 0

Përballjet zyrtare

30.05.1990 Islandë-Shqipëri 2-0

Gudjohnsen 41’, Edvaldson 82’

26.05.1991 Shqipëri-Islandë 1-0

Abazi 65’

Ja dhe të gjitha grupet kualifikuese të botërorit:

Grupi A: Kroaci, Serbi, Belgjikë, Skoci, Maqedoni, Uells

Grupi B: Itali, Danimarkë, Ceki, Bullgari, Armeni, Maltë

Grupi C: Gjermani, Suedi, Irlandë, Austri, Ishujt Faroe, Kazakistan

Grupi D: Hollandë, Turqi, Hungari, Rumani, Estoni, Andorra

Grupi E: Norvegji, Slloveni, Zvicër, Shqipëri, Qipro, Islandë

Grupi F: Portugali, Rusi, Izrael, Irlandë e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg

Grupi G: Greqi, Sllovaki, Bosnje-Hercegovinë, Lituani, Letoni, Lihtenshtejn

Grupi H: Angli, Mali I Zi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, San Marino

Grupi I: Spanjë, Francë, Bjellorusi, Gjeorgji, Finlandë

Leave a Reply

© 2014 Peqini Online Shiko Lajme Ndeshje Filma Foto Video Shqip 2014 · Subscribe: RSS Twitter · Peqini Online designed by Shqiptari.net