Kupa e Shqipërisë 2011, hidhet shorti për gjysmëfinalet

Është hedhur sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Në shortin e zhvilluar sot në gjysëmfinale të Kupës ekipi i Tiranës do të luajë kundër Besës së Kavajës ndërsa ekipi shkodran i Vllaznisë do të luajë kundër Dinamos.

Ndërkohë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 16 mars ndësa ato të kthimit do të zhvillohen në 6 prill.

Ndërkohë ekipi i Besës është fituesja në fuqi i Kupës së Shqipërisë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: