Kupa e Botës e bërë nga kokaina

Një kopje e Kupës së Botës, e konfiskuar nga policët anti-drogë të Kolumbisë është bërë nga kokaina, konfirmuan testet laboratorike.

Kupa 36 cm është gjetur në një arkë në aeroportin e Bogotës.

Arkë ishte në një magazinë dhe duhej të dërgohej në një adresë në Spanjë, deklaroi shefi i anti-drogës të aeroportit Jose Piedrahita, njofton BBC.

Kopja e Kupës së Botës është bërë nga 11 kg drogë, e përzier me aceton apo gazolinë për ta bërë më të qëndrueshme.

Kupa e ngjyrosur me ngjyrë ari është gjetur në një kontroll rutinë në aeroport të premten, njoftuan autoritetet.

Leave a Comment

%d bloggers like this: