Kuotat e pranimit për master profesional për vitin akademik 2012-2013

Kuota të masterit për vitin akademik 2012-2013

U përcaktuan kuotat e pranimeve për nivelin e dytë të studimeve “Master Profesinal” në institucionet publike të arsimit të lartë.

Bëhet fjalë për 9658 kuota të nivelit të dytë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013.

Sipas vendimit të qeverisë kuotat e pranimeve të reja për studimet “Master Profesional” përbëhen nga 8968 kuota pranimi për kandidatët brenda territorit të vendit, ku përfitues janë dhe të verbrit, romët/ballkano-egjiptianët si dhe 400 kuota pranimi për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit.

Vendimi i sotëm i qeverisë përcakton dhe tarifat e përgjithshme të shkollimit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional”, me kohë të plotë, në vitin akademik 2012-2013.

Leave a Comment

%d bloggers like this: