Kryesia e OSBE, apel për dialog pozitë – opozitë: Të hiqet dorë nga tubimet

Vetëm një ditë pas apelit të SHBA-së për të ndaluar vazhdimin e demonstratave, kryesia e OSBE-se vjen me te njejten thirrje drejtuar qeverise dhe opozites shqiptare.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Avaldas Ignatavicius, duke folur në emër të Kryesisë lituane të OSBE-së, kërkoi nga qeveria dhe opozita të rifillojnë sa më shpejt dialogun politik konstruktiv dhe të heqin dorë nga organizimi i demonstratave në ditët e ardhshme, për të shmangur kështu rritjen e tensionit.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, Ignatavicius deklaroi se OSBE-ja ndjen keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjet që ndodhën kur demonstrata politike e së premtes kaloi në dhunë”- thuhet në deklaratë, ku shtohet ngushëllimi për familjet e viktimave dhe nevoja për të hetuar ngjarjen dhe për t`i vënë autorët e dhunës përpara drejtësisë.

“Për të zgjidhur dallimet politike ekzistuese, janë të nevojshëm dialogu dhe dëshira për të bërë kompromis. Unë nxis partitë politike të Shqipërisë të angazhohen në dialog konstruktiv e përfshirës ndërpartiak në parlament si dhe në institucionet e tjera demokratike që ekzistojnë në vend. Retorika politike e ashpër në publik vetëm sa do të përkeqësonte gjendjen dhe duhet shmangur” thuhet në deklaratë.

Leave a Comment

%d bloggers like this: