Krasniqi: Raporti i Martit po shtyn bisedimet me Serbine

-Ushtruesi aktual i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që raporti i Dick Martyt do ta shtyjë fillimin e procesit të paralajmëruar të bisedimeve mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Krasniqi shprehet në një intervistë për “Koha Ditore” se kjo mund të ndodhë për faktin se institucionet vendase, sipas tij, do të duhej ta qartësonin pozicionin e krijuar pas ngritjes së “akuzave dhe shpifjeve” të raportuesit të Këshillit të Evropës, ku thuhet se qarqe të larta politike në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Thaçi janë të përfshira në trafikim organesh dhe në krime të tjera.

Leave a Comment

%d bloggers like this: