Kosovari Arid Uka që vrau në Gjermani dy ushtarë amerikanë

21-vjeçari me origjinë kosovare Arid Uka, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ai ka pranuar autorësinë gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Sipas tij Uka ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik.

Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.

Një shok i klasës ka thënë për Bild se Aridi ishte shumë i qetë, por i rezevuar dhe se ai nuk kishte miq.

Ndërkohë dy ushtarët e plagosur vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital.

Mediat zbulojnë detaje të tjera për identitetin e kosovarit Arid Uka që vrau në Gjermani dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.

Informacionet më të fundit vijnë për emrin e tij të në facebook, të cilat qarkullojnë në mediat gjermane.
I lindur dhe i rritur në Gjermani, Aridi besohet se e ka ndërruar kohët e fundit edhe emrin e tij në profilin në facebook, si Abu Reyyan.

Sipas mediave postimet që Uka ka bërë në profilin e tij janë të ndërlidhura me mesazhe të ekstremistëve islamikë, përfshirë edhe mesazhe të liderit të Al Qeadas, Osama Bin Laden.

Në disa komunikime, po në faqen e tij në internet, ai ka komentuar edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në profilin e tij tregohet se ai jeton në Frankfurt të Gjermanisë, vendi ku edhe ndodhi krimi të mërkurën mbrëma.

Bashkësia Islame dënon sulmin në Frankfurt

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë.

“Dënojmë çdo akt terrorist, pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne, ky rast është edhe më i rëndë kur në të është i implikuar një individ me origjinë nga Kosova”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

“Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s`ka dyshim se është edhe një sulm kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptar”, thuhet mes te tjerash në deklaratë.

Policia e Kosovës: Uka s`ka lidhje me terroristët
Policia kosovare konfirmon nëpërmjet një deklaratë të zëdhënësit të saj, se 21-vjecari që dyshohet se ka vrarë dy ushtarë amerikane, në Frankfurt, nuk është i klasifikuar në listën e të dyshuarve si terroristë.

Sipas zëdhënësit të policisë Brahim Sadriu, policia kosovare ka kërkuar menjëherë të dhëna për personin në fjalë dhe konfirmoi se ai nuk figuron në listën e të shumërkërkuarve.

Vrasësi i dyshuar i ushtarëve amerikanë është i riu kosovar, 21-vjeçar i lindur dhe rritur në Gjermani, i përkatësisë myslimane që punonte në Aeroportin e Frankfurtit. Lajmi është konfirmuar për Associated Press nga xhaxhai i tij, Rexhep Uka i cili jeton në Mitrovicë.

Në një intervistë për AP-në, 70 vjeçari Uka tha se Aridi ka lindur në Gjermani nga prindërit që u larguan prej Kosovës para 40 vitesh. Xhaxhai ka thënë se Aridi vjen nga një familje muslimanësh dhe të parët e tij ishin drejtues fetarë në xhaminë e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Ndërsa babai i kosovarit që vrau amerikanët, Murat Uka ka thënë se”që të mërkurën djali i tij nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna”. Ndërkaq ka aeroporti i Frankfurtit nuk ka konfirmime nëse i dyshuari për vrasje, punonte aty

No Comments

  1. pino says:

    ky njeri per mue sesht shqiptar, ky na ka mar ftyren krejtve shqiptarve skom fjal per ket egersir,

  2. ragip says:

    as uun nuk besoi se eshte shqiptar i vertet ky majmun

  3. Arifi says:

    Kjo pacavure e lindur ne Gjermani rritur dhe edukuar ne nje familje prapanike, injorante, vater e radikalizmit mysliman, u shndrua ne nje monster dhe perdhosi nderin dhe emrin e Kosoves …

Leave a Comment

%d bloggers like this: