Korça në festë, Skënderbeu kampion pas 78 vitesh, Flamurtari braktis fushën në Shkodër

Skënderbeu mundi minimalisht 1-0 Elbasanit, duke u kurorëzuar kampion i Shqipërisë për herë të parë pas 78 vitesh. Korçarët iu falën sërish këmbëve të Muzakës që shënoi golin e fitores në minutën e 45-të ta takimit, duke ruajtur distancën 4 pikë me vendin e dytë, kur ka mbetur edhe nj javë nga përfundimi i sezonit.

Kështu, Skënderbeu, pas një ecurie mes meritave dhe “dyshimesh”, është bërë i paarritshëm për Flamurtarin. Korça ka nisur të festojë të mërkurën titullin e parë kampion pas 78 vitesh. Ky është kampionati i dytë i fituar në historinë e klubit Skënderbeu, teksa i pari regjistrohet saktësisht në vitin 1933. Ekipi i presidentit Agim Zeqo, teknikëve Shkëlqim Muça e Shpëtim Duro, kapitenit Bledi Shkëmbi, portierit Orges Shehi si dhe i Vrapit, Sozës, apo Muzakës e kurorëzoi me sukses këtë kampionat të gjatë e të përfolur. Gjithsesi është e pamohueshme se korçarët sollën në stadium tifozerinë, banderolat dhe ngjallën zili te të gjithë sportdashësit shqiptarë në këtë aspekt.

Në Korçë, ndeshja nisi në orën 18:00, kur kishin mbaruar të gjitha takimet e tjera të javës dhe pas vërshëllimës finale ka nisur festa. Pritet që ceremonia zyrtare të zhvillohet as ndeshjes së javës së fundit në Vlorë, Flamurtari-Skënderbeu.

Takime e tjera

Ndërkaq, Flamurtari braktisi në minutën e fundit ndeshjen në Shkodër ndaj Vllaznisë. Sipas rregullores Vllaznia pritet të fitojë në tavolinë.

Flamurtari kryesonte 1-0 falë një goli nga Xhafaj në minutën e shtatë, kur gjyqtari akordoi një penallti pas një rënie në zonë të Vajushit në fundin e takimit të rregullt.

Vlonjatët protestuan fuqimisht dhe si rrjedhojë dy lojtarë u larguan me kartonin e kuq. Kështu Flamurtari braktisi fushën pa u dëgjuar vërshëllima finale.

Përveç garës së fortë për të shpallur ekipin kampion të Shqipërisë, një tjetër garë mjaft e zjarrtë në Superligë është ajo e mbijetesës.

Pas ndeshjeve të djeshme duket se është përcaktuar edhe skuadra që do të ndjekë Elbasanin në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë pikërisht për Besën e Kavajës, e cila ka dalë e humbur në Laç 3-2 dhe tashmë i sheh nga 3 pikë larg rivalet e tjera.

Laçi dhe Besa kanë zhvilluar një lojë plot nerva, ku kanë marrë kartonë të kuq Selimi për kurbinasit dhe Dhëmbi për kavajasit.

Bylisi ka shpëtuar nga rënia në kategorinë inferiore pasi mposhti Tiranën 2-0 në kryeqytet me gola të Gegës dhe Fjodor Xhafës dhe së bashku me të edhe Shkumbini, i cili mposhti 2-1 krutanët e Kastriotit me gola të Kulit dhe Mustafajt, teksa shkurtoi diferencën afrikani Ikonga.

Dinamo dhe Teuta janë ndarë në paqe, duke mos dëmtuar njëra-tjetrën në luftën direkte për mbijetesë. Blutë e kryeqytetit mbetën me 10 lojtarë pas vetëm 32 minutash lojë teksa durrsaku Emiljano Vila, ish-lojtar i Teutës, doli me karton të kuq.

Me këto rezultate plot katër skuadra: Kastrioti, Shkumbini, Dinamo dhe Teuta kanë nga 39 pikë. Një pikë mbi ta i shpëtuar është Bylisi (40), ndërsa Besa duket shoqëruesja më e mundshme e Elbasanit me 36 pikë.

Kategoria Superiore

Java 32-të

Të mërkurën

Vllaznia – Flamurtari 0-1 (e ndërprerë 90’)

Shënues: D. Xhafaj 7′

Tirana – Bylis 0-2

Shënues: Gega 10′, F. Xhafaj 62′

Laçi – Besa 3-2

Shënues: Dragiçeviç 7′, Selimi 14′, Hysa 77′ / Dhëmbi 54′, Lazarevski 90’

Dinamo – Teuta 0-0

Shkumbini – Kastrioti 2-1

Shënues: Kuli (p) 54′, Mustafaj 81’/Ikonga 87’

Skënderbeu – Elbasani 1-0

Shënues: Muzaka 45’

Libri i Artë i kampionatit

2010-11 KF Skënderbeu

2009-10 Dinamo

2008-09 Tirana

2007-08 Dinamo

2006-07 Tirana

2005-06 Elbasani

2004-05 Tirana

2003-04 Tirana

2002-03 Tirana

2001-02 Dinamo

2000-01 Vllaznia

1999-00 Tirana

1998-99 Tirana

1997-98 Vllaznia

1996-97 Tirana

1995-96 Tirana

1994-95 Tirana

1993-94 Teuta

1992-93 Partizani

1991-92 Vllaznia

1990-91 Flamurtari

1989-90 Dinamo

1988-89 Tirana

1987-88 Tirana

1986-87 Partizani

1985-86 Dinamo

1984-85 Tirana

1983-84 Elbasani

1982-83 Vllaznia

1981-82 Tirana

1980-81 Partizani

1979-80 Dinamo

1978-79 Partizani

1977-78 Vllaznia

1976-77 Dinamo

1975-76 Dinamo

1974-75 Dinamo

1973-74 Vllaznia

1972-73 Dinamo

1971-72 Vllaznia

1970-71 Partizani

1969-70 Tirana

1968 Tirana

1966-67 Dinamo

1965-66 Tirana

1964-65 Tirana

1963-64 Partizani

1962-63 Partizani

1961 Partizani

1960 Dinamo

1959 Partizani

1958 Partizani

1957 Partizani

1956 Dinamo

1955 Dinamo

1954 Partizani

1953 Dinamo

1952 Dinamo

1951 Dinamo

1950 Dinamo

1949 Partizani

1948 Partizani

1947 Partizani

1946 Vllaznia

1945 Vllaznia

1937 Tirana

1936 Tirana

1934 Tirana

1933 Skënderbeu

1932 Tirana

1931 Tirana

1930 Tirana

Leave a Comment

%d bloggers like this: