Kolegji zgjedhor, te hapen te gjitha kutite e votimit!!

Pas shumë orësh konsultime trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor ka pranuar pjesërisht kërkesë- padinë e Partisë Socialiste .
Relatorja Dhurata Haveri lexoi vendimin e kolegjit që urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara në të gjitha kutitë e votimit, për kryetarin e bashkisë, këshillin e bashkisë por edhe të minibashkive.
Mbi bazën e këtij vendimi do të hapen të gjitha kutitë ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t`i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.
Kolegji ka rrëzuar kërkesën e socialistëve për mosrakordim të shifrave për 117 kuti votimi që numëroi KQZ për fletë të hedhura në kutinë e gabuar.
Nisur nga kjo, nga 485 kuti votimi që janë gjithsej për Tiranën, 117 janë hapur dhe numëruar fletët e kontestuara, ndaj sipas urdhërit KQZ-do të numërojë dhe 368 kuti të tjera për fletët e gabuara.
Kjo procedurë do të kërkojë kohë edhe për zbardhjen e rezultatit përfundimtar e fituesin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, Kolegji zgjedhor ka anuluar edhe dy vendime të tjera të KQZ-së, siç janë 710 dhe 827. Vendimi 710 i referohet miratimit të tabelës përmbledhëse të zonës së administrimit zgjedhor nr 49 të bashkisë Tiranë.
Ndërsa vendimi 827, i cili ishte edhe në objektin e kërkesë padisë së socialistëve, referuar pikave 2 e 3, ende nuk është zbardhur në faqen zyrtare të KQZ-së.
Detajet e vendimit të dhënë as mesnatës nga Kolegji do të bëhen të ditura aps zbardhjes së plotë të vendimit i cili bëhet tre ditë nga dhënia e tij.
Vetëm pak minuta pas marrjes së vendimit për “Ora News” kandidatiti demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar se duhet numëruar çdo votë e duhet dëgjuar zëri i çdo qytetari. Zoti Basha e priti vendimin e Kolegjit zgjedhor në zyrën tij.

Leave a Comment

%d bloggers like this: